Rama publikoi pamjet e TKOB: Krijuam kushte dinjitoze

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi në rrjetet sociale një video me momentet më të veçanta të mbrëmjes gala në TKOB. Ku performuan dy yjet botërorë, Ermonela Joho dhe Placido Domingo.

Në videon që e publikoi në Më në fund dita erdhi…

“Më në fund dita erdhi dhe me një projekt që flet vetë. Ne ia dolëm të krijojmë kushte tërësisht të reja tërësisht të ndryshe. Dhe dinjitoze për të qenë në lartësinë e të gjithë atyre zërave të njohur nëpër botë.

Sot ne kemi një teatër të ri i cili ofron një skenë ku zërat magjikë, kërcimtarët, valltarët jo vetëm të mund të ndihen të respektuar. Por të kenë përballë tyre njerëz të pasionuar pas prodhimeve të kësaj skene, që ulen dhe shijojnë art. Pa qenë të sulmuar nga i ftohti, lagështira, vapa. Nga zhurmat prej kërcitjeve të të gjitha dërrasave të shtruara prej më shumë se 60 vjetësh.

Brenda kësaj skene nga ku dashamirësit, të apasionuarit pas gjithë aktivitetit dhe krijimtarisë së kësaj godine të mund të shijojnë duke u ndjerë pjesë e të njëjtit komunitet. Komunitetit përtej kufijve, të gjithë atyre që ndjekin muzikën koncertale, operistike, të lehtë në teatrot më prestigjioze të botës. Në ato teatro ku yjet e Shqipërisë shkëlqejnë fort. Nga momenti i ngritjes së perdes, ne nuk do kemi arsye t’i shohim me zili apo duke bërë vazhdimisht pyetjen kur do të vijë dita që në Shqipëri të kemi një teatër më të njëjtin dinjitet e respekt për ata që japin jetë”.

LEXO EDHE: Placido Domingo dhe Ermonela Jaho shkëlqejnë në skenën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit