Rama publikon galerinë brenda aeroportit të Kukësit me foto të refugjatëve kosovarë

“Lasgushi” i “Air Albania”-s u ul dje në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut”.

Ndërsa sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar dy foto nga hapja e aeroportit në njërën prej të cilave shihen fotografitë e refugjatëve kosovarë, të zhvendosur gjatë luftës.

“Mirëmëngjesi dhe me këto dy foto nga çasti i hapjes së aeroportit ndërkombëtar ‘Zayed – Flatrat e Veriut’ jua uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkroi Rama në “Facebook”.