Ramë Lahaj shkurtoi programin e koncertit, njoftoi se i vdiq e ëma

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, shkurtoi koncertin e mbrëmshëm në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Ai ka mbajtur më shkurt këtë koncert, pasi njoftoi se kishte ndërruar jetë nëna e tij.

Këtë e bëri të ditur para publikut, duke shtuar se nuk e interpretoi as 1/3 e programit.

Dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj, ka theksuar tenori Lahaj.

LEXO EDHE:

Ramë Lahaj & Friends, koncert në Prishtinë