Ramë Lahaj sot shpalos befasinë operistike, mirëpriteni në shesh

ramë lahaj

Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj ka paralajmëruar se edicioni i dytë i “Ramë Lahaj Opera Festival” fillon më 21 deri me 31 korrik në Prishtinë dhe pritet të ketë një numër befasish.

Njoftimi i plotë:

“Të dashtun miq e adhurues të artit muzikor, me kënaqesi të madhe ju njoftoj që këtë vit festivali RLIOF vjen me edicionin e tij të dytë me shumë befasi, duke filluar nga muzika e bukur shqipe, për të vazhduar me atë që ne konsiderojmë shumë të rëndësishme për edukimin mbi këndimin e brezave të rinj e në karrierë.

Toka jonë ka shumë talent ndaj edhe i kemi dhënë hapsirë të veçantë Workshopeve (Punëtorive).

Festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare.

Qëllimisht kemi zgjedhur periudhën 21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjitë mërgata është në mesin tonë, sepse ne pa ata jemi gjysmak.

Për më shumë informata ju lutem rrini në kontakt me faqet zyrtare të festivalit, të cilat do të ju informojnë në kohë për të gjitha risitë dhe befasitë që së shpejti do të i shijojmë të gjithë së bashku.”

ObserverKult

Kliko edhe:

AKTORËT “KËRCËNOJNË” EDI RAMËN: TË PRESIM DERI MË 31 GUSHT!