Tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj do të mbaj një koncert në Shkodër, ka njoftuar Bashkia e Shkodrës.
“Ramë Lahaj & Friends” do të përformojnë për publikun shkodran dhe jo vetëm, me 8 qershor, në koncertin e parë të plotë të tij në Shqipëri.
Tenori Ramë Lahaj, i cili është ngjitur në disa prej skenave më prestigjioze të botës, ka zgjedhur jo rastësisht Shkodrën për koncertin e tij, si një qytet që e dashuron kulturën dhe muzikën në të gjitha format e saj.
Lahaj konsiderohet si një ndër artistët e parë kosovarë të operës, i cili ka interpretuar në teatrot më të mirënjohur të botës, duke ndarë skenën me legjenda të operës si Placido Domingo, i cili më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia”.
Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe për publikun e shqiptarisë.
Detaje të tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim, për koncertin e tenorit të suksesshëm Ramë Lahaj, të cilin Shkodra do të ketë fatin ta shijojë me 8 qershor me të gjithë repertorin e tij.
ObserverKult
——
Lexo edhe:
RRËFIMI I RAMË LAHAJT: U LARGOVA NGA KOSOVA NË MOSHËN 15-VJEÇARE… EDHE PSE FËMIJË…
Kryeministri Edi Rama në episodin e 12 të sezonit të dytë të Podkastit “Flasim” kishte të ftuar tenorin shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj, të cilin e cilësoi një tjetër yll të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarisë.
“Një zë i mahnitshëm, që si disa të tjerë zëra, por më pak i njohur si i tillë këtu në Shqipëri”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “ti ke një histori shumë interesante, në fakt si të gjithë ata shqiptarë të Kosovës që i përkasin këtij brezi, fëmijëria e të cilëve u përcaktua në njëfarë mënyrë brenda kornizës së një tragjedie dhe pastaj e kapërcyen atë kornizë dhe në fusha të ndryshme kanë arritur të bëjnë suksese të admirueshme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult