Ramsesi II hipi në fronin e Egjiptit më 31 majin e vitit 1279 Para Erës Sonë, duke sunduar për gati 67 vjet. Ai la trashëgim një varg monumentesh faraonike, por jo gjithçka që shkëlqen është ar. Ky mbret i atribuoi vetes mrekullitë dhe bëmat e të tjerëve. Edhe pse nuk ishte djali i Ra (pra i Zotit të Diellit, siç nënkupton edhe emri i tij), por i vajzës së një komandanti të rojave Tuja dhe Faraonit Seti I, Ramses II ishte në fakt sundimtari më i fuqishëm (dhe më megaloman) i Egjipti klasik, që e çoi vendin në kulmin e fuqisë së tij dhe që shënoi rekorde të ndryshme.
Disa shembuj? Pati mbretërimin më të gjatë nga të gjithë kolegët e tij në Mbretërinë e Re (67 vite), në territorin më të madh (nga Nubia në Siri), dhe jetën më të gjatë (vdiq 90 vjeç), dhe familjen më të madhe (dhjetëra gra, dhe gati 100 fëmijë).
I famshëm, por jo shumë i sinqertë
Arritjeve të veta Ramsesi II i shtoi edhe ato të të tjerëve. Atij i detyrohemi për monumentet më të rëndësishme simbolike të Egjiptit, përveç Piramidave. Midis tyre, tempujt e AbuSimbel, dhe një seri statujash të mëdha në Luksor, në Memfis, në Luginën e Mbretërve të Tebës. Dihet që ai u ngjit në fron në moshën 25-vjeçare.
Kurorëzimi i tij ndodhi pas vdekjes së Seti I (1279), pra në vitin 1304. Nuk ka dyshime mbi vendlindjen e tij: Avaris, një qytet në deltën e Nilit, ish-kryeqyteti i Hyksos. Nëse datat janë të pasigurta, dihet me saktësi mjedisi kulturor në të cilin jetoi.
Kur lindi Ramsesi, Egjipti ishte në kulmin e të ashtuquajturës Mbretëria e R. Ai u gjend në krye të një superfuqie që dominonte Nolin deri në Nubinë e Sipërme (Sudani i sotëm), dhe u zgjerua në perëndim deri në shkretëtirat Libiane, dhe nga lindja në Siri.
Kishte në kokë vizione të mëdha
Si çdo superfuqi, edhe Egjipti i Ramsesit II donte të mahniste botën me ndërtimin e veprave të mëdha. Ramses zgjeroi Tebën dhe e dyfishoi në madhësi tempullin Luksor duke e pajisur me statuja, kolonada dhe obeliske (njëri prej tyre gjendet në Paris, në Place de la Concorde).
Në bregun tjetër të Nilit, ngriti një tempull për vete (Ramesseum) dhe hapi 3 varre: për vete, për gruan e tij të preferuar Nefertitin dhe për fëmijët e tij.
Ai kujtohet si një ndërtues, por vetë Ramses synonte të realizonte kryeveprën e tij më në jug të Tebës, në zemër të Nubisë së nënshtruar. Kështu lindi Abu Simbel, dy tempuj të gdhendur në një shkëmb me pamje nga Nili. Në fund ai themeloi edhe një kryeqytet të ri, larg nga Avaris, të cilin e quajti Pi-Ramses që do të thotë “Shtëpia e Ramsesit”.
I fortë me armët, por i paskrupullt në humbje
Pse “mbreti i mbretërve” themeloi një kryeqytet të ri? Për të përmirësuar rajonin e tij të lindjes dhe për të ruajtur kufirin lindor të mbretërisë që rrezikohej nga pushtimet. Në kohën e Ramsesit II, kërcënimi vinte nga Perandoria Hitite, një superfuqi rivale që tashmë kishte depërtuar në Siri nga Turqia dhe që synonte Lindjen e Mesme.
Ramsesi II ishte gjithashtu një ushtarak. Kapitulli më i famshëm i fitoreve të tij në fushën e betejës u shkrua në pranverën e vitit 1274, në një betejë që hyri në histori si Beteja e Kadeshit. Ushtria e Ramses, e pajisur me 20.000 ushtarë dhe 2.000 karroca lufte, hyri në rajonin e sotëm sirian të Homsit.
Synimi ishte të rimerrte Kadeshin, një qytet-fortesë që kishte një pozicion kyç për kontrollin e zonës. Por mbreti Muvatalsi II i zuri egjiptianët në befasi, dhe e ndaloi pushtimin.
Falsifikatori i madh i Egjiptit të Lashtë
Për Ramsesin ishte një katastrofë: dy në katër divizionet e ushtrisë së tij u masakruan, por arriti të rikthehet në shtëpi pas humbjes përballë Hititëve. Ai urdhëroi realizimin e relieveve të skalitura në tempuj, ku përshkruhen karrocat e luftës që alternoheshin me pirgje kokash të prera ta të burgosurve.
Ai porositi një poezi rreth “fitores së Kadeshit’. Sa keq që në Turqi u zbuluan pllaka që treguan një histori shumë të ndryshme, e provuar nga një fakt i saktë: qyteti i Kadeshit mbeti në duart e hititëve. Prandaj beteja përfundoi me humbjen e egjiptianëve. Për më tepër, fakti që Ramsesi II ishte shpesh një falsifikator për qëllime propagandistike, nuk vërehet vetëm në rastin e betejës së Kadeshit.
Salla e famshme e Karnak, e mbushur me nënshkrimet e Ramses II, dhe me relieve kushtuar fitoreve ushtarake, u krijua në fakt nga 4 faraonë të tjerë. Madje edhe autorësia e Pi-Ramses është e dyshimtë. Nëse ishte Ramses II ai që e bëri kryeqytet të mbretërisë, apo ishte i ati i tij Seti I ai që e themeloi atë.
Duke u rikthyer tek lufta me Hititët, përplasjet nuk mbaruan në Kadesh. Paqja u vulos vetëm falë një martese: princesha hitite Mat-Hor Nefrura u bë gruaja e 11-të e Ramsesit II./bota.al