“Rasti i veshit” të Van Gogh: A mos ishte faji i Paul Gauguin?

Philippe Petit van gog

Vështirë ta imagjinojmë Van Gogh pa fashën që i mbulon fytyrën në autoportretin e tij të famshëm. Siç e dini tashmë, fasha mbulon plagën e veshit të tij të prerë.

Varianti zyrtar që ka deklaruar gjithmonë Van Gogh, është se ai e preu veshin e tij me brisk gjatë një zënke.

Duhet pranuar se ky akt i dhunshëm vetgjymtimi përshtatet me reputacionin e një artisti të shqetësuar për të cilën ai është aq i famshëm.          

Pjesa e historisë që ne nuk dimë është që Van Gogh ishte lënduar menjëherë pas një zënke veçanërisht të ashpër me mikun e tij Paul Gauguin.

Zënka ishte pasojë e këndvështrimeve të ndryshme artistike. Van Gogh ishte i mendimit që penelatat e artistit duhet të udhëhiqen nga natyra. Në anën tjetër Gauguin besonte se penelata e artistit duhet të dominohen nga fantazia.

Të dy, njihen për marrëdhënien e tyre të trazuar, me uljet dhe ngritjet e veta.

Njihen edhe për debatet e tyre legjendare të cilat kanë qenë shumë të shpeshta.

Në vitin 2009, apo 119 pas vdekjes së tij, debatet e veshit të përgjakshëm të Van Gogh i është rikthyer botës artistike. Studiuesit gjerman kanë sugjeruar se, ai nuk e ka prerë vet veshin e tij, por Gauguin e ka kryer këtë krim me një shpatë të hollë.

Një shpatar i shkëlqyer, Gauguin e mbante gjithmonë me vete armën e tij dhe trajnohej rregullisht.

Me sa duket, ai e ka përdorur armën e tij për të larguar Van Gogh, i cili ishte shumë i dhunshëm gjatë kësaj zënke. Tehu ishte shumë afër, veshi u pre, dhe miqësia e tyre përfundoi.       

Van Gogh nuk tha asgjë për të mbrojtur mikun e tij të vjetër dhe kjo shpjegon edhe kthimin e papritur të Gauguin në Paris pas një qëndrimi produktiv në atelienë e Van Gogh.

Vincent i shkroi vëllait të tij Teo dy javë pas këtij incidenti: “Paul (Gauguin) është një nga ata njerëz që nuk duhet të zotërojnë kurrë një armë”./Revista  Artsper

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

ObserverKult


Lexo edhe:

VAN GOGH KA VUAJTUR NGA ‘DELIRI’ PAS NDËRPRERJES SË KONSUMIT TË ALKOOLIT

Sipas një studimi të ri të sëmundjeve psikike të artistit, thuhet se Vincent van Gogh ka të ngjarë se vuante nga “deliriumi” i shkaktuar nga ndërprerja e konsumit të alkoolit, raporton CNN.

Për të hetuar çrregullimet e mundshme psikike të artistit, ekspertët intervistuan historianë të njohur të artit me 902 letra nga artisti. Prej te cilave 820 jane drejtuar vëllait të tij, Theos. Po ashtu studiuan të dhënat mjekësore të bëra nga mjekët që e trajtuan atë.

Mjeshtri holandez, i cili përfundoi rreth 900 piktura gjatë jetës së tij, vdiq nga vetëvrasja në vitin 1890 në moshën 37 vjeçe, pas viteve të shumta me sëmundje mendore.

Ai mendohet të ketë vuajtur nga një kombinim i çrregullimit të personalitetit bipolar dhe në kufij të normales. Por këto sëmundje nuk u diagnostikuan kurrë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult