Poezi nga Raymond Carver
Një furgon e shkeli.
ti e gjen buzë rruge
dhe e varros.
ndihesh keq rreth kësaj vakie.
të prek në loçkë të zemrës,
ndihesh keq për shkak të bijës sate
ngase ishte manar i saj,
dhe ajo e donte goxha
dhe kishte zakon t’i këndonte nën zë
dhe e linte të flinte në shtratin e saj.
ti e shkruan një poezi për të.
e quan poezi për tët bijë,
mbi qenin që e ka shkelur furgoni
dhe se si je kujdesur për të,
e çove në pyll
dhe e varrose thellë, thellë,
dhe ajo poezi del aq bukur
sa që gati je i kënaqur që qeni i vocërr
qe shkelur, përndryshe kurrë s’do ta
shkruaje atë poezi të mirë.
pastaj ulesh për të shkruar
një poezi mbi të shkruarit e poezisë
rreth vdekjes së atij qeni,
por derisa shkruan dëgjon
një grua me britma duke ta
thirrur emrin, emrin tënd,
të dy rrokjet,
dhe zemra të ndalet.
pas një çasti, vazhdon të shkruash.
ajo prapë bërtet.
pyesësh veten deri kur do të zgjas e gjithë kjo.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
RAYMOND CARVER: PËR SEMRËN, ME VRULL LUFTARAK
Sa fitojnë shkrimtarët? pyeti ajo
pikë së pari
ajo kurrë më parë s’kishte takuar
ndonjë shkrimtar
Jo edhe aq shumë thashë
ata merren edhe me gjëra të tjera
Për shembull? tha
Të punuarit në mullinj thashë
fshijnë dysheme japin mësim nëpër shkolla
mbledhin frute
e ku e di unë se çfarë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU