Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 62 që u mbajt së fundmi, ka ngjallur polemika të shumta. Në mesin e shumë fytyrave publike, ka reaguar përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale edhe kantauori Gjergj Leka.
Leka ka thënë se i vjen keq që në këtë festival sidomos një orkestër e mrekullive si ajo e RTSH-së dhe disa profesionistë që punuan për festivalin, megjithë punën e tyre shembullore, kësaj here nuk arritën t’i mbulonin banalitetet që u panë në festival.
Më tej, ai thotë se përveç tre-katër materialeve që mund të quhen këngë, por edhe këto të interpretuara jo mirë në shumicën e rasteve, pjesa dërmuese ishin shkruar nga amatorë dhe interpretimet ishin si të këndosh karaoke.
Ai ka ftuar të gjithë producentët dhe kompozitorët të bëhen bashkë në fillim të vitit që është në prag për të diskutuar për një Festival të ri.
Krejt kjo pasi që sipas tij, e kanë për detyrë morale e respekt për të gjithë ata që i kanë duartrokitur për vite me radhë që të sjellin diçka të bukur dhe me vlerë.
Nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e fondeve, ku sipas tij edhe nëse nuk u ofrojnë ndihmë institucionet shtetërore, ato do t’i gjejnë nga privati, nga miqtë me kulturë dhe artdashës.
Postimi i plotë i kantautorit Gjergj Leka, pandërhyrje:
Kënga shqiptare drejt fundit.
Miq të nderuar e kolegë profesionistë. Shikoj që një shumicë po shpërthen rrjetet sociale në lidhje me nivelin e ulët të festivalit të fundvitit.
Të mos harrojmë që ky është një festival kombëtar (shtetërorë) ku të gjithë ne jemi “producentë” në momentin që e paguajmë taksën e r.t.sh. gjithë vitin.
Gjithashtu paralelizmat me San Remon dhe megallomania e postimeve në rrjetet sociale nga r.t.sh që ky festival do të ishte më i miri i të gjithëve, janë qesharake.
Më vjen shumë keq sidomos që një orkestër e mrekullive si ajo e R.t.sh. si dhe disa profesionistë që punuan për festivalin, megjithë punën e tyre shembullore,kësaj here nuk arritën ti mbulonin banalitetet që u panë në festival.
Nga t’ja nis më parë…Përveç tre-kater materialeve që mund të quhen këngë (por edhe këto të interpretuara jo mirë në shumicën e rasteve) pjesa dërmuese e këngeve ishin shkruar nga amatorë dhe interpretimet ishin si të këndosh në një karaoke…
Nën petkun e “promovimit të talenteve të reja” u futen në festival ata që i pëlqenin organizatorëve e jo ata të rinj që e meritonin vertet.
Interpretimet gjithë maniera, pa diksion e pa kurfarë etike skenike mbizotëruan në netët finale. Po skenografia?…Mjafton që dikush të jetë italian dhe patjetër është GJENI!…
Duke pasur shqiptarë që ky italiani Cane me mbiemër,i sheh targen! Prezantimi?? Amatoresk në kulm! As të lexonin në ekran nuk dinin…Po humori?…Zef Deda e Mirush Kabashi do te jenë kthyer përmbys…
Po autorët e vërtetë të këngës ku ishin? Përveç një Kledi Bahiti,Enrico Melozzi (se kënga ishte më shumë e tij se kishte kadencat e këngës së një viti më parë),Tiri Gjoci e tingëllimet puro shqiptare të Anduel Kovaçit (që si gjithmonë nuk u vlerësua) për çfarë u shquan këngët e këtij festivali?
Këngëtarë interesantë e me prespektivë si Luani pse u eliminuan? Pastaj vijmë tek juria që kësaj rradhe më la me gojë hapur….Si mundet Shpetim Kushta,Zana Shuteriqi,Helena Kadare,etj të vleresojnë me çmim të parë një këngë që nuk mund të quhet as eksperiment??
Kur në natën e tretë u interpretuan këngët e vërteta shqiptare edhe pse me shumë mungesa të ikonave të këngës, a e bëtë ndopak çfarë diference kishte ajo natë me këngët e festivalit??
Kam akoma shumë për të folur por mendoj se kësaj situate antivlerash e megallomanesh i duhet dhënë përgjigja e duhur.
Është e kotë të ulërasim rrjeteve sociale por duhet të mblidhemi konkretisht e ti japim përgjigjen që meriton me të njëjtën monedhë: TË RISJELLIM NJË TJETËR FESTIVAL!
Po i bëj një thirrje publike mjeshtrave të këngës që në fillim të janarit të mblidhemi e të diskutojmë bashkërisht se e kemi detyrë morale e respekt për të gjithë ata që na duartrokitën vite me rradhë.
Ndërkohë po përmend disa prej miqve artistë duke i ftuar në këtë takim. Përsa i përket fondeve që nevojiten,edhe nqse nuk na ndihmojnë institucionet shtetërore, do ti gjejmë nga privati,nga miq me kulturë e artdashës. Ftoj në bashkëbisedim:
ZEF ÇOBA
NAIM GJOSHI
LUAN ZHEGU
ADRIAN HILA
FLORI MUMAJESI
KLEDI BAHITI
ENVER SHENGJERGJI
ELGIT DODA
HAJG ZAHARIAN
ENDRI SINA
PIRRO ÇAKO
DIANA ZIU
ENDRIT SHANI
SAIMIR ÇILI
ILIR SHAQIRI
OSMAN MULA
VLADIMIR KOTANI
ALEKSANDËR PEÇI
REDON MAKASHI
EDMOND ZHULALI
ELTON DEDA
VALENTIN VEIZI
JOSIF MINGA
SPARTAK TILI
GAZMENT MULLAHI
LIMOS DIZDARI
KLODIAN QAFOKU
ALEKSANDER GJOKA
TIRI GJOCI
ANDUEL KOVAÇI…etj…
Datën e saktë,vendin dhe orarin do t’ua komunikoj privatsht. Kush dëshiron të jetë prezent si autor këngësh ose poezish mund të më kontaktoj në mesenxher.
Kjo është përgjigja më e mirë që mund ti jepet antivlerës,mediokritetit e megallomanisë. Ua kemi borxh publikut fantastik shqiptar!
P.S. Ky komunikim vlen vetëm për publikun artdashës e kolegët e vërtetë të këngës. Dua ti them mediave të ndryshme që nuk do të marr pjesë në asnjë diskutim në studio sepse koha e fjalëve ka mbaruar…
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE: LAOKOONTI
Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Louvrit në Madrid, në Nju-Jork.
Para syve tuaj e aparate turistësh.
Qindra vjet kam që vuaj
nga që s’flas dot.
Si të flas? A mundet një nofull mermeri
të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?
Vini re sytë e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë atje ka.
Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m’i shtonit,
veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.
Tek më vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,
që ky ngërç e ky ankth në gjitë qenien time
s’êshtë nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë.
Mijëra herë në mijëra net e ditë
të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri peson një ndryshim.
Po s’ndërron ai kurrë.
Art i skulpturës
gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rreme,
të vërtetën kujtoj e qaj për të.
Si çdo gjë e tmerrshme, është i thjesht sekreti,
që brenda boshllëku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
mua s’më mbytën gjarpërinjtë por trojanët më vonë.
O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.
Si do të ngrinit para meje si gur,
por une i dënuar mes rropamës suaj
moskokëçarëse
monologun të thurr.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult