Reagime të ashpra në Greqi për filmin e Netflix për Aleksandrin e Madh: Skandal…

Ministrja greke e Kulturës Lina Mendoni ka kritikuar serialin e Netflix-it për Aleksandrin e Madh. Ajo e ka përshkruar produksionin si “kualitet jashtëzakonisht të dobët” dhe përmbajtjen si “të mbushur me pasaktësi historike”.

Komentet e Mendonit për “Alexander: The Making of a God” erdhën “në kulmin e skandalit të shkaktuar nga portretizimi i marrëdhënies romantike mes Aleksandrit të Madh dhe të besuarit, mikut të tij Hephaestion.”

Ndërkaq një artikull në ‘Eleftheros Tipos’ e quajti shfaqjen një “shtrembërim të së vërtetës” dhe akuzoi filmin Alexander të vitit 2004 të Oliver Stone për nisjen e një “fushate propagandistike për homoseksualitetin e Aleksandrit”, raportoi Guardian.

Dimitris Natsiou, kryetar i partisë kristiane ortodokse të ekstremit të djathtë Niki, e quajti serialin “të mjerueshëm dhe të papranueshëm dhe ahistorik” ndërsa tutje tha se synonte “të rrënjoste në mënyrë të pandërgjegjshme idenë se homoseksualiteti ishte i pranueshëm në kohët e lashta – një element që nuk ka bazë”. . .

E në lidhje me marrëdhënien e shfaqur në serialin mes Aleksandrit dhe Hefestionit, Mendoni tha: “Tek burimet nuk përmendet se kanë shkuar përtej miqësisë”.

“Koncepti i dashurisë në lashtësi është i gjerë dhe shumëdimensional. Ne nuk mund t’i interpretojmë as praktikat dhe as personat që vepruan 2300 vjet më parë me masat, normat dhe supozimet tona. Për 2300 vjet, Aleksandri i Madh nuk ka pasur kurrë nevojë dhe as tani”, tha ajo.

Se a do të merr qeveria masa kundër Netflix-it, ministrja e Kulturës tha se një hap i tillë do të ishte antikushtetues. Kjo sepse Kushtetuta e Greqisë e ka mbrojtur lirinë e artit që nga fillimi i shekullit të 19-të.

“Ministria e Kulturës nuk ushtron censurë, nuk kryen veprime që çojnë në ndjekje penale apo ndalim, nuk manipulon, nuk kufizon, nuk kontrollon shpërndarjen e informacionit dhe ideve as në mënyrë parandaluese…”, tha Mendoni.

Frymëzimi i artistëve nuk mund të qeveriset nga gjykata, por nga na, komuniteti…

“Frymëzimi i artistëve, interpretimi dhe gjykimi personal i njerëzve, padyshim që nuk mund t’i nënshtrohet regjimit dhe kontrollit rregullator, as nuk mund të qeveriset apo të sillen në gjykata.

Përkundrazi, vlerësohet dhe gjykohet nga secili prej nesh, nga ndërkombëtarët, pastaj komuniteti. Kështu vlerësohet edhe Netflix”, tha ministrja e Kulturës./BGNES

ObserverKult  


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI ZGJIDHET DREJTORESHË E KULTURËS NË KOMUNËN E PRISHTINËS

Sibel Halimi ka marrë një detyrë të re në Komunën e Prishtinës. Ajo u emërua si drejtore në Drejtorinë e Kulturës në Komunë. Kështu ka bërë të ditur kreu i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një postimi në “Facebook”.

“Njihuni me drejtoren e re të Drejtorisë së Kulturës, znj. Sibel Halimi. Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike. Znj. Halimi është duke doktoruar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


STEFANO BENNI: KU JANË SYTË E TU TË ZINJ

Ai – Ku janë sytë e tu të zesë,
dhe profili yt si hyjneshë,
konsumohem në mendimin
si mund t’i shoh përsëri.

Ajo – janë të kaltër tani sytë e mi,
sepse kam lente kontakti,
dhe hundën e kam ribërë,
njihmë pra i dashuri im.

Ai – Nuk e shoh më buzën tënde,
gonxhen e vogël rozë
që e puthja me epsh.
Dhe gjoksi yt i paprekur
që e mbaja në një dorë
tani më duket mjaft më i madh
katër herë së paku u rrit.

Ajo – Oh më shqetëson ky kujtim
por unë jam përherë po ajo
goja ime është pak më e madhe
dhe gjoksi im i derdhur.
Më ndryshoi silikoni
por s’ndryshoi aspak pasioni im

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult