Pas deklaratës së profesorit të gazetarisë, Mark Marku ku e quajti aktorin e madh Robert Ndrenika një “leckë të poshtëruar në prag të pleqërisë”, kanë vërshuar një sërë reagimesh.
Ndaj kësaj deklarate ke reaguar edhe aktori Agron Llakaj në emisionin e tij ‘Fake off’ duke thënë se Robert Ndrenika është një ikonë dhe se përpara tij nuk vlejnë as 100 teatro. Sepse arti i tij ngre në këmbë 100 të tillë.
Sakaq, Agron Llaka ka ironizuar Markun me një thënie “Rakia të merr mend 2 ose 3 orë, ja një ditë dhe t’i kthen prapë, por po ta mori Perëndia mendjen ku do vësh”.
“Unë nuk e njoh personalisht por, kam të drejtën time dhe kjo është e drejta ime të respektoj liritë e çdokujt pa cënuar lirinë time. Vjen një moment kur thonë se Perëndia të merr mendtë.
Se i tha shiko se është dehur është bërë tap, rakia të merr mend 2 ose 3 orë ja një ditë dhe t’i kthen prapë, por po ta mori Perëndia mendjen ku do vësh.
Del një farë profesor Mark Marku i thonë këtij, trim mbi trima e Gjergj Elez Alia dhe ky na paska sharë dhe fyer Nderin e Kombit Robert Ndrenikën duke thënë se është një leckë i poshtëruar.
Meqë është dhe profesor gazetarie, unë do ta këshilloja shumë, miqësisht fol si të duash, bëj si të duash. Por, për të madhin Robert Drenika që është ikonë, nuk vlejnë 100 teatro të prishen. Sepse arti dhe talenti i Robert Ndrenikës i ngrenë 100 teatro në këmbë.” është shprehur Agron Llakaj./preferenca-al.com
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
KUR GULJELM RADOJA FLISTE: PSE U SHITE ROBERT NDRENIKA? ÇFARË PAKTI BËRE ME DJALLIN!
Aktori i njohur, Guljelm Radoja, (tashmë i ndjerë) i pozicionuar që në krye të herës kundër shembjes së Teatrit, ishte një ndër artistët dhe qytetarët që qëndruan në mbrojtje të teatrit.
Duke këmbëngulur që kauza e Teatrit të mos politizohet ai u bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, pavarësisht natyrës së brishtë ta artistëve, ndonjëherë edhe të manipulueshme.
Kështu ai iu drejtua aktorit Robert Ndrenika, duke folur për kthesën që ky i fundit bëri, duke pranuar shembjen e ndërtesës. “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?
“Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.