Reagon Aleanca: “Teatri do të jetë një nga çështjet më të nxehta që Gjykata Kushtetuese duhet të gjykojë”

Një nga debatet me thelbësore të këtyre ditëve lidhet me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Për Aleancën e Mbrotjes së Teatrit, çështja e Teatrit pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta që duhet të gjykojë kur të nisë punën. Por sa do të jetë funksionale ajo ka pasur skepticizëm dhe kundërshti duke u shprehur se “po i hidhet hi syve” publikut. Për Aleacën që ka depozituar pranë SPAK shtatë kallzime penale në drejtim të Kryeministrit Rama dhe kreut të Bashkisë, Erion Veliaj ky moment mbetet sërish shpresëpak, pasi politika tashmë ka nisur fushatën elektorale dhe pak gjasa ka që edhe çështja e teatrit të zgjidhet brenda këtij mandate. Ndërkohë projekti për ndërtimin e Teatrit ka ngecur në Bashki ku ka dyshime për afera, dhe mungesë transparencë për studimin e projektit ndërtues, po ashtu është kërkuar edhe të shfaqet projekti që është në plan.

Në një deklaratë të djeshme, Aleanca i është referuar reagimit të Ylli Manjanit mbi gjykatën kushtetuese, duke e lidhur këtë edhe me dritën në fund të tunelit që mund të trajtojë ligjërisht çështjen e vitit për 2020, shembjen e Teatrit. Ja postimi i plotë i Aleancës:

“Gjykata Kushtetuese me gjashtë anëtarë është jo funksionale. Po i hidhet hi syve publikut edhe nga ndërkombëtarët, kur thuhet se ajo mund te funksionojë edhe me gjashtë anëtarë.

Teatri do të jetë një nga çështjet më të nxehta që kjo Gjykatë duhet të gjykojë kur të fillojë punën. Kushtetuesja me 6 anëtarë, Manjani: Jofunksionale, publikut po i hidhet “hi syve” edhe nga republika e ambasadorëve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, e konsideron si hiçgjë ose si “hi i hedhur syve ndaj publikut” krijimin e Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë.

Manjani shkruan se Gjykata me 6 gjykatës është e paplotë dhe eventualisht po aq jofunksionale sa sot. “Ligjërisht që gjykata të marrë një vendim duhet që 5 gjykatës të jenë pro njërës prej alternativave, pranim ose rrëzim të kërkesës.

Përbërja prej 9 anëtarësh e mundëson në 100% të rasteve sigurimin e 5 votave për një vendim. Ligji nuk lejon asnjë alternativë tjetër për gjykatësit, përveç se të jenë pro ose kundër kërkesës. Pra nuk ka absetim.

Ndërsa në përbërjen e cunguar me 6 gjykatës, shancet që vendimmarrja të ndahet 3 me 3, ose edhe 4 me 2 janë të larta. Aq më tepër që 6 anëtarët që priten të zgjidhen, janë të preferuarit e Parlamentit (Edi Ramës) dhe Presidentit (Ilir Metës)”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani: Edhe njëherë, përkjekja për të na shitur si sukses të radhës krijimin e Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë, është një vrimë në ujë.

Hiçgjë është! Hi i hedhur syve të publikut është. Gjykata me 6 gjykatës është e paplotë dhe eventualisht po aq JOFUNKSIONALE sa sot. Ligjërisht që gjykata të marrë një vendim duhet që 5 gjykatës të jenë pro njërës prej alternativave, pranim ose rrëzim të kërkesës.

Përbërja prej 9 anëtarësh e mundëson në 100% të rasteve sigurimin e 5 votave për një vendim. Ligji nuk lejon asnjë alternativë tjetër për gjykatësit, përveç se të jenë pro ose kundër kërkesës. Pra nuk ka absetim.

Ndërsa në përbërjen e cunguar me 6 gjykatës, shancet që vendimmarrja të ndahet 3 me 3, ose edhe 4 me 2 janë të larta. Aq më tepër që 6 anëtarët që priten të zgjidhen, janë të preferuarit e Parlamentit (Edi Ramës) dhe Presidentit (Ilir Metës). Pra me iluzionin se kemi gjykatë, kushdo mund të çojë kërkesë, por gjykata ska numra për të marrë një vendim, transmeton ‘gazetastandard’.

Jo thjesht kohë e humbur, por pasiguri me të drejtën e pretenduar. Askush nuk e di çfarë ndodh pas këtij dështimi, nga gjykata. As 4 vota nuk mjaftojnë për vendin. Duhen 5. Dhe 5 vota sigurohen plotësisht në përbërjen e plotë të gjykatës. Në përbërje të cunguar kjo nuk garantohet. Ndërkohë ligji është i heshtur në këtë pikë. Pra çfarë ndodh me kërkesën që u gjykua nga gjykata me 6 anëtarë por nuk u bënë 5 vota as për ta pranuar e as për ta rrëzuar!

Ka praktikë të gjykatës së mëparshme, por ende jo të konsoliduar qartë. Kjo është pasiguria!

Pra ku jemi? Hiç gjëkundi! Ndaj Gjykata Kushtetuese quhet e ngritur vetëm kur të plotësohet me 9 anëtarë sipas Kushtetutës. Rikujtesë: 3 i zgjedh Parlamenti, 3 Presidenti, 3 Gjykata e Lartë.Kjo e fundit mungon për vete…Përfundimisht kush duartroket krijimin e një gjykate të cunguar është i verbuar nga hiri që i kanë hedhur syve. Ky arsyetim vlen edhe për “hirin” e republikës së (super) ambasadorëve të akredituar këtu.”