Reagon Aurela Gaçe, tregon si është gjendja e saj

hajredin pasha kendraur nga aurela gace

Aurela Gaçe njoftoi dy ditë më parë se mjekja i kishte këshilluar të merrte 1 javë deri në 10 ditë pushim, pas një vizite për kordat.

Kjo deklaratë e këngëtares u transformua në media, duke lënë të kuptohet se ishte tërhequr nga muzika për disa kohë.

Pas kësaj, Aurela ka publikuar një video në rrjetet sociale, për t’i sqaruar të gjithë me zë e figurë.

“Sot në mëngjes jam zgjuar me disa lajme të tmerrshme, jo heq dorë nga muzika, jo lajm i keq për muzikën, jo desh vdiqa, jo po vdes. Edhe 20 vjet të tjera këtu më keni. Ishte thjesht një ngjirje. Ju e kuptoni që edhe sportistët vriten ndonjëherë dhe marrin dy ndeshje pushim, apo jo?

Faleminderit atyre që janë bërë merak për shëndetin tim, jam shumë mirë! Sot bëra një tjetër vizitë te doktoresha dhe më tha që shërimi ka filluar, jemi në rrugë të mbarë. Shumë shpejt jam në skenë”, -theksoi ajo.


Lexo edhe:

AURELA GAÇE TËRHIQET PËR NJË KOHË NGA MUZIKA, MËSOHET ARSYEJA

Aurela Gaçe ka bërë me dije se do të qëndrojë për pak kohë larg muzikës për shkak të një problemi me kordat e zërit. Këngëtarja ka ndarë një video në Instagram, përmes së cilës shpjegon se kordat janë ënjtur për shkak të këndimit live.

Ajo thotë se profesori William Riley e ka këshilluar që të mos këndojë për pak kohë live derisa të shërohet. Mes të tjerash, këngëtarja thekson se nuk është një problem shqetësues por duhet që të pushojë pak për të ruajtur shëndetin e kordave….

TEKSTIN E PLOTÊ E GJENI KËTU