Reagon miku i fëmijërisë së Bujar Asqeriut: Kjo është e vërteta…

Shoku i fëmijërisë i aktorit të njohur, Bujar Asqeriu, Viku Bala, ka reaguar së fundi pas një shkrimi për Asqeriun. Kjo ka ndodhur pas publikimit të historisë së emrit të aktorit të njohur disa ditë më parë.

Kujtojmë që emri i vërtetë i Bujarit është Drini, por ai vendosi të mbajë emrin e vëllait të tij, që ndërroi jetë vetëm gjashtë muajsh.

Kjo histori konfirmohet nga miku i tij i fëmijërisë, që na tregon edhe si ishte Bujar Asqeriu në ato vite.

“E kam patur ne klasë në 8-vjeçare dhe kemi qenë gjithmonë në tabelë të nderit! Mamaja ime me mamanë e Bujarit ishin kushërira.

Mamaja ime ka patur të njëjtën fatkeqësi me njërin fëmijë, pasi edhe ai vdiq si vëllai i Bujarit.

Ishte djalë, e quanin Viron dhe kur lindi vëllai tjetër mbas tij, e quajtën Viron! Shumë histori e trishtë!

Bujari ka qenë një djalë dhe njeri i mrekullueshëm, shumë i zgjuar, me të gjtha 10-a, absolut dhe shumë i edukuar!

Nuk i kuptoj disa njerëz, që nuk e kanë njohur fare Bujarin nga afër dhe flasin keq për këtë njeri dhe aktor të mrekullueshëm”, thotë ai./aktoretshqiptare

ObserverKult


Lexo edhe:

“JE I FRIKSHËM, TI S’DUHESH FUTUR NË SHTËPI”- BUJAR ASQERIU: SI MË AKUZOI SHOKU I FËMIJËRISË SE I KISHA NGACMUAR GRUAN

Një rol filmi apo teatri mund të të ngrejë si hero në sytë e njerëzve. Por, mund të të shndërrojë edhe në një figurë “të rrezikshme apo të frikshme”.

Aq e madhe është forca sugjestionuese e kinemasë, saqë mund të lërë pasoja në jetët e njerëzve.

Kështu ka ndodhur edhe me Bujar Asqeriun, që nga “Njeriu i mirë Telo” u shndërrua në një figurë të frikshme edhe për vetë miqtë e tij.

Asqeriu ka zbuluar, kohë më parë, detaje nga jeta personale, traumat familjare dhe karriera e tij si artist.

Ai ndalet te filmi “Jeta në duart e tjetrit”. Sipas Asqeriut, një mik i fëmijërisë, pasi ka parë filmin, e ka akuzuar se i ka ngacmuar bashkëshorten.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult