Reagon Rita Petro: Nëse shqiptarët nuk do lexonin fare, nuk do bëheshin kaq shumë libra

rita petro

Botuesja, Rita Petro ishte e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ku u diskutua për Panairin e Librit dhe sa lexojnë shqiptarët. Petro u shpreh se nëse shqiptarët nuk do të lexonin fare, atëherë nuk do bëheshin kaq shumë libra.

“Nëse nuk do lexonin fare shqiptarët, ne nuk do të bënim kaq shumë libra njëherë. Edhe shtëpitë botuese të vogla fare botojnë libra. Unë mendoj se çdo libër ka lexuesin e vet.

Letërsia e mirë që e do lexuesin të jetë i mirë, nuk e ka atë lexues. Megjithatë çdo libër, çdo zhanër ka lexuesin e vet’’, tha ndër të tjera Petro./oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

RITA PETRO FLET PËR DASHURINË E JETËS: ISHTE SI NË FILMA, MUND TË NDODHTE GJITHÇKA

Shkrimtarja e njohur, Rita Petro ishte e  ftuar së fundi në emisionin “Rudina” në Tv klan, për të folur më me detaje për librin e saj të fundit, që është edhe romani i saj i parë pasi më herët ka botuar disa libra me poezi. Ajo ka folur gjerësisht për librin e saj “Lindur së  prapthi” e na ka njohur me disa nga personazhet, por sigurisht pa zbuluar shumë.

E ndërsa flitej për jetën e dashurinë, në vëmendje erdhi dhe libri “Kufiri” i partnerit të saj, Latif Ajrullai. Ai u nda nga jeta në vitin 2020 për shkak të Covid-19. Libri i tij i dedikohet pikërisht dashurisë së bukur që ata jetuan së bashku.

Shkrimtarja ka ndarë më tepër detaje se si ata u njohën, si lindi dashuria e tyre dhe se si arritën të ruanin ekuilibrat. Kjo duke u përpjekur të jetonin dashurinë e tyre pa lënduar familjarët e tyre, pasi në kohën kur u njohën të dy ishin të martuar.

Rita PetroMë duket se bashkë ne të dyve na u puqen yjet. Një gjë e tillë nuk të ndodh gjithmonë, mund të duash shumë njerëz, të flirtosh me shumë njerëz. Por është tjetër gjë kur ty të puqen yjet. Mendoj se ishte fati më i madh në jetën time.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult