Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Redon Makashi i ftuar në emisionin ‘’Vila24’’ në News24 ka promovuar këngën e tij më të re ‘’Më mohove’’.
Makashi thotë se këtë këngë e kishte planifikuar që para tërmetit të 2019, po sa herë mblidhej me grupin për të punuar ndodhte një fatkeqësi, pas tërmetit e ndërpreu dhe pandemia.
Gjithsesi klipi tashmë është gati dhe Makashi tregon se ideja për këtë këngë ishte e tija teksa punën e kishte nisur në Maqedoni. Ai thekson se kjo këngë është ndryshe nga të tjerat pasi ka dalë pak nga stili i tij i përhershëm.
”Po është menduar të krijohet, të bëhet një klip ndryshe nga klipet e mia. Ka diçka që brenda ka disa gjëra që unë shpresoj mos marr kritika. Ka gjëra. Tepri, jo ka një pjesë përbërëse, personazhi, e dashura e djalit, dikur kanë qenë bashkë, pas ndarjes e gjen që punon në një club nate. Më pas lindin kujtimet. Por ai e ka marrë rrugën dhe s’kthehet mbrapa. Prandaj titulli është më mohove. U mendua fillimisht të jetë si të thuash 60% e punës, grupit që është grupi instrumentist. Pastaj duke u shtuar pjesët e tjera që janë shtuar. Sikur u barazuan dy palët, se dhe ngjarja u konceptua të ishte si pjesë grupi. Por janë ngjitur mirë dy sekuencat, grupi dhe historia.
Sa kohë? Kjo këngë fillimisht incizimi filloi para tërmetit. Pastaj filloi të marrë rrugë kënga ra pandemia, sa fillonim këtë këngë bëhet një fatkeqësi. Dhe derisa nisëm, është miku im baterist dhe tha shpëtuam. Kënga mund të kishte mbaruar shumë më shpejt, por shumë ngjarje. Mua më pëlqen më shumë muzika agresive, më rock. Unë e përshtata derisa ha harku, s’mund të dal jashtë natyrës. Por në atë rrymë që më pëlqen. Bëj deri aty ku unë ndihem mirë. Është inçizuar me insrumenta të gjalla.
Zakonisht këto ide i kam unë. Personazhet i zgjedh tjetër persona. Teksti është shkruar në Maqedoni. S’kisha as letër, as stilolaps, më erdhe në mendje dhe gjeta në mur, se mendimet vijnë në darkë, atëhere lidheshin mendimet. Më pas mora letër e mora ato në mure që kisha hedhur. Qëndrova rreth 1 muaj në Maqedoni atëhere.”- tha Makashi.
Një surprizë mjaft e veçantë për Redon Makashin gjatë emisionit ishte ardhja e papritur e prindërve të tij në studio. Fitim dhe Drita Makashi zgjodhën për herë të parë ta surprizojnë dhe të bëhen të tre bashkë në një studio.