Refuzoi kupën se nuk do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion? Elsa Lila reagon për herë të parë

evita elsa lila

Këngëtarja Elsa Lila rrëmbeu çmimin e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, pas 25 vitesh me një këngë dedikuar vajzës së saj, Evita.

Por ajo nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, pasi publiku zgjodhi të dërgojë në Festivalin Europian të Këngës, Albinën dhe familjen Kelmendi.

Pas përfundimit të festivalit, në portale qarkulloi një lajm se Elsa Lila ishte mërzitur për këtë fakt dhe se nuk ka pranuar të marrë as kupën nga produksioni. “Kryefjala” shkruante se Elsa Lila ishte parë të refuzonte kupën pas mbarimit të festivalit.

Por këtë të shtunë, Elsa Lila reagoi për herë të parë në rrjetet sociale, transmeton ‘gazetatema’.

“Ishte bukur të isha me ju këto ditë! Vështirë se do ta harroj. Ju përqafoj! Elsa”, shkruan këngëtarja në Instagram.

Mes komenteve bie në sy dhe postimi i Capital T, me të cilin Elsa solli të ripërpunuar këngën e saj “Pyes Lotin”, me të cilën ishte shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH shumë vite më parë.


Lexo edhe:

ELSA LILA IA KËNDOI KËNGËN VETES, JO PUBLIKUT. KJO KËNGË NUK MBAHET MEND GJATË…

Elsa Lila është super artiste, por këngën e këndoi për vete. Nuk ia dhuroi publikut. Fshehu tekstin dhe ofroi një melodi të vështirë për veshin. Nuk besoj se kjo këngë do të mbahet mend gjatë apo do të këndohet nga të tjerë.

Për fatin e saj të keq, “Hajredin Pasha” mbetet ende pika më e lartë e karrierës muzikore të Albina Kelmendit. Kënga e saj ishte mesatare…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult