Artistja shkodrane Myfarete Laze ishte e ftuara, kohë më parë, në “Rudina” në Tv Klan së bashku me mbesën e saj të vogël, Arian.
Në rrëfimin e saj për statusin e ri, lidhjen e muzikës që i bashkon të dyja, Myfaretja kujtoi edhe kohët kur ajo ishte pjesë e Festivalit të Fundvitit.
Ndërsa sot mbesa e saj admiron grupet muzikore koreane për shkak se jeton në një kohë tjetër, dikur arti, ashtu si shumë fusha të tjera i shërbente propagandës partiake.
Pikërisht prej kësaj të fundit, Myfaretja mban mend një episod kur u desh të ndryshohej teksti që të përmbushte këtë qëllim. Kjo ndodhi vetëm 3 ditë përpara festivalit.
Myfarete Laze: Prova gjenerale bëhej 3 ditë para festivalit, të ndërronin komplet tekstin.
Tekstin e këngës?
Myfarete Laze: Edhe po të bëje gabim ishte një tmerr, mbaj mend këngën “Udhët e atdheut”.
I thanë profesor Xhevahirit të ndërronte tekstin. Imagjino të kesh bërë 25 ditë prova dhe për 3 ditë të ndërrojnë tekstin kur ti e ke impostuar e të gjitha.
Çfarë i mungonte tekstit apo kishte diçka tepër?
Myfarete Laze: Xhevahiri kishte tekst filozofik, ishte i bukur për jetën, mirëpo duhej futur partia e kështu. Ato mo, ama mbaj mend që te rreshti i parë ka qenë inspektor skene Kalaci. Ai kishte bërë ca kartona por nga emocionet edhe nuk sheh.
Në strofën e dytë edhe sheh, por në strofën e parë nuk sheh kurrgjë se ke emocione.
Edhe mbaj mend që e bëra lëmsh, ca prej tekstit të ri, ca prej tekstit të vjetër… lëmsh. Por shyqyr që e bëri lëmsh edhe profesor Gaqoja edhe shpëtova. Ama ta bësh lëmsh e kur shkon në prapaskenë është të të bjerë pika duke pritur çfarë po të bëjnë, të hoqën a s’të hoqën. Po ashtu mos ke thënë ndonjë fjalë gabimisht se si dihet, boshti ideologjik, por jo./Javanews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
KËNGËTARJA SHQIPTARE LARGOHET PËR NË SHBA: KËTU NDIHEM MË E VLERËSUAR, NUK BËJNË MENJËHERË KRITIKA
Këngëtarja Eltina Minarolli ka lënë Shqipërinë prej 7 muajsh dhe ka filluar një jetë të re në Amerikë. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në muzikë, pasi kënga më e fundit që ka publikuar është “Pikë në zemër”.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eltina tregoi se në Amerikë ndihet më e vlerësuar, pasi të gjithë e kanë mbështetur. Ajo ka theksuar se aty njerëzit janë më të hapur dhe nuk bëjnë direkt kritika.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult