Së fundmi regjisori, Paul Verhoeven, ka reaguar ndaj deklaratës së aktores Sharon Stone.
Gjatë një interviste në muajin mars, Sharon akuzoi regjisorët se i filmuan pjesët intime pa dijeninë e saj dhe se u detyrua të hiqte të brendshmet në skenën e filmit “Basic Instinct”.
Mirëpo Verhoeven e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të saj duke e cilësuar si të “pakonceptueshme”.
“Ajo e dinte saktësisht se çfarë po bënim. Unë i thashë asaj se skena ishte bazuar në historinë e një gruaje që e njihja kur isha student, e cila bënte kryqëzimin e këmbëve pa brekë rregullisht në festa” u shpreh regjisori.