Regjisori i njohur tregon takimin e fundit me Shpresa Bërdëllimën: Më tregoi se po kurohej, unë shpresova deri në fund

Kineasti, Vladimir Prifti, regjisor i të dy filmave, me protagoniste aktoren e ndjerë, rrëfeu kohë më parë, se tek Shpresa Bërdëllima kishte pikasur një aktore jo vetëm simpatike, por edhe me aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në marrëdhëniet kinematografike dhe zhvendosjen nga teatri në film.

Sipas kineastit, Shpresës i rrinte mirë çdo rol që ajo merrte përsipër të interpretonte.

“E njihte mirë estradën ku punoi për një kohë të gjatë, pati bashkëpunime shumë të mira edhe aty me regjisorë me emër si Gjergj Vlashi apo Bujar Kapexhiu. Po ashtu, gjurmët e saj ndihen edhe në kinema, ku ka interpretuar në shumë filma.

Ishte një aktore e mbushur me mirësi, racionale, e po aq interesante ishte edhe lehtësia me të cilën ajo iu përshtat kinematografisë, pasi nuk është aspak e thjeshtë që nga teatri të interpretosh në film.

Filmi ka tjetër natyrë, e kërkon të tjera karakteristika në interpretim. Mirëpo Shpresa i kapërceu me sukses të gjitha vështirësitë”, tregoi Prifti.

Prifti rrëfeu detaje, edhe nga një takim i fundit me aktoren. Gjatë një vizite në Shqipëri, sepse aktorja jetonte jashtë, Prifti kujton se artistja i pati rrëfyer për sëmundjen që po kacafytej me dëshirën e saj të madhe për t’iu gëzuar jetës.

“Ajo më tregoi se po kurohet, por unë shpresova se do ta kalonte. Ikja e saj nga kjo botë ishte e parakohshme, humbja e saj është një fatkeqësi…”, rrëfen Prifti./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI PREKËS NGA MARJETA LJARJA: KJO ISHTE SHPRESA BËRDËLLIMA… NA LA SHUMË HERËT…

“Zonjusha Gajtani” te “Vajzat me kordele të kuqe”, me regji të Gëzim Erebarës, ishte padyshim një nga rolet më të spikatura të Shpresa Bërdëllimës.

Peshën e interpretimit të përsosur të rolit negativ, aktorja e kishte ndierë edhe jashtë skenës.

“Ka qenë aq mirë i realizuar ky rol, sa edhe në rrugë pas transmetimit të filmit, fëmijët më qëllonin me gurë. E kjo sepse kujtonin se isha vërtetë spiune” do të rrëfente Shpresa vite më vonë për mediat.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ardita jatru

ARDITA JATRU: VETËM TY TË KAM

Poezi nga Ardita Jatru

Mbi kët’ vijë dielli që të bie ndër sy
mbi kët’ shpirt që hyn e del frym’ e udhëtarit,
ta mbështes pak rëndesën time dhe
shpatullën.
Kam nevojë të boshatisem
Kam nevojë të mposhtem
Mbi bujarinë tënde të dukshme si ky rrëzimi
im njerëzor në mesmoshë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult