Regjisori i njohur korean-jugor, Kim Ki-duk, ka vdekur të premten si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga COVID-19.
59-vjeçari Ki-duk kishte arritur suksese të shumta në fushën e kinematografisë.
Ai ishte njëri nga regjisorët e parë të frymës së re korean-jugore, që pushtoi skenën ndërkombëtare duke shfaqur drama tronditëse, përfshirë këtu: “The Isle” në 2000 dhe “Spring, Summer, Fall, Winter and Spring” më 2003.
Filmat e tij kanë marrë shumë çmime nëpër festivale, duke e bërë atë njërin nga regjisorët më të rëndësishëm bashkëkohorë aziatikë të filmit. Ai ka arritur të fitojë çmime në Festivalin e Venecias, atë të Berlinit dhe shumë vende të tjera, transmeton ‘botasot’.
Vepra e tij ka shënuar një histori të rëndësishme për kinematografinë e Koresë së Jugut.