Regjisori Piro Milkani tregon dëshirën e Kadaresë: E dinte që nuk ishte i pavdekshëm…

Tronditës dhe i pabesueshëm ka qenë lajmi i ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë për Piro Milkanin. Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë një pjesë e tyre si bashkëpunim me Kadarenë, tregon se shkrimtari shprehej se kishte dëshirë që të jetonte deri në moshën 90-vjeçare, ai e dinte që nuk ishte i pavdekshëm, por këtë dëshirë e kishte.

Milkani thotë se vepra e Kadaresë është trashëgimia më e vyer që i ka mbetur tashmë vendit, ndërsa shton se vitin e ardhshëm në festivalin Ballkanik të Filmit, 2 ditë të këtij edicioni do ja kushtojnë veprës së gjeniut të letrave, Ismail Kadare.

Regjisori tregon se Kadarenë nuk mund ta takoje në çdo kohë, por sa herë e takonte shkonte në një restorant në Tiranë. Ai tregon edhe një rast të një filmi ku Kadare i kishte kërkuar të hiqte nga xhirimet disa vajza ruse, pasi i trembej faktit se shoqëria mund ta quante “donzhuan” ose “kazanova”.

Piro Milkani e mbyll duke thënë se Kadare do t’i mungojë, por thotë se boshllëkun do ja plotësojnë të gjitha veprat dhe vëllimet e tij të cilat e bëjnë të pavdekshëm mikun e tij prej 60 vitesh./vizionplus.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

VDEKJA E ISMAIL KADARESË, REAGON PRESIDENCA FRANCEZE: JETOI DHE KRIJOI SI NJERI I LIRË, NË NJË VEND QË NUK ISHTE I LIRË..