Regjisorja e njohur “sulmon” Big Brotherin: Ti aty brenda ke harruar kush je…

Nga Elma Doresi

Imagjinoni për një moment sikur …

Sikur Maestro të niste një ditë rrëfimin e tij se kur vendosi të ndiqte shkollimin për t’u bërë një ditë këngëtari lirik..Të na rrëfente sfidat e tij, emocionet, momentin kur hyri në punë…Apo ndonjë incident gjatë shfaqjes. Jam e sigurt që ka shumë.

Sikur Olta të tregonte shfaqjen e cila i shërbeu si “trampolinë ” për t’u shfaqur në teatër (Pamje nga ura ).

Emocionet e saj të përzgjedhjes, emocionet e saj me aktorët e Teatrit Kombëtar apo ndonjë ndodhi në shfaqjet e ndryshme ose filma që ajo ka marr pjesë. E njëjta gjë me Amosin.

Ne, njerëzit e teatrit kemi shumë histori për të treguar. Histori komike por dhe histori sfidash .

Ne, njerëzit e teatrit, jemi të lezetshëm në tavolina kur nisim e rrëfejmë histori. Kur ne ndajmë eksperiencat tona me të tjerët, shpërndajmë emocione dhe tek ata.

Ne sjellim humor. Njihemi për batuta, për atmosferë. Jemi të preferuarit në tavolina. Nuk them se ata duhet të flasin për Molierin, Shekspirin, Çehovin, apo Artistofanin, por se i kujtojnë,nuk do të bënin keq.

Njerëzit qeshin shumë kur ti i thua se në X shfaqje ndodhi të iknin dritat njëherë në teatër dhe aktori kryesor kur dritat u rikthyen i tha publikut se duhet të paguajmë faturat apo se ne X shfaqje, personazhi dytësor vrau padashje aktorin kryesor që në aktin e parë dhe nuk e kuptonte gabimin por vazhdonte qëllonte me pistoletë dhe se kuptonte përse kolegu nuk vritej deriss ai ia bëri me shenjë duke i thenë: Është akti tjetër idiot.

Apo kur u tregon se si dy veta nga publiku filluan të ziheshin me njëri -tjetrin dhe zënja e tyre vazhdoi deri sa ata u ngjitën në skenë dhe pasi dolën duke vrapuar nga teatri, aktorët dolën sërish në skenë dhe aktori kryesor tha : A mbaruat ju andej të vazhdojmë ne ktej mo?!…Hahahahaha..

Jua siguroj se historitë e artit janë shumë të bukura dhe do të sillnin humor dhe atmosferë brënda asaj shtëpie.

Dikush do të thotë se: Kujt t’ja tregonin, aty brenda nuk ka nivel?! Por është pikërisht ky roli i artit, të shkoj e të edukojë në formë argëtimi njerëzit. Luizi të këndonte e të tregonte arsyet pse u largua nga kënga për tërë këto vite. Pse ka vendosur ti rikthehet tani. Etj.

Ne, kemi shumë për të treguar dhe kemi mënyra e forma të ndryshme për t’i thënë ato. Sikur të na tregonin një moment nga një e mbyllur dere, një moment kur mund të kenë menduar se do të hiqnin dorë por pikërisht aty morën fuqi.

Këto do të shërbenin për atmosferë, por dhe për t’u dhënë mesazhe të bukura njerëzve apo të rinjve jashtë.

Më kujtohet se Maestro në fillim tha se kam për qëllim që t’i afrojë njerëzit në teatrin e operas. Mastro, nuk afrohet publiku duke i thënë Arbanës: Na i bëj reklam instagramit të teatrit tonë.

Sot, ka antivlera dhe njerëz që nuk i njeh askush me shumë ndjekës në rrjete sociale dhe sikurse ke Artistë me pak ndjekës.

Pëlqimet blihen nëse nuk e di. Ti kishe dhe ende ke mundësinë 24 ne 24 ti ftosh ata, vetëm se ti aty brenda ke harruar kush je dhe po merresh me: Ai tha – Ajo tha..

Publiku edukohet. Format janë të ndryshme.

Nëse publiku nuk vjen, shko ti tek publiku. Por mos harro kurrë kush je dhe çfarë qëllimi ke. Pasi ke shkuar ti dy herë, herën e tretë do të vijë ai tek ty.

Kaq kisha. Se di as pse e shkruajta./Bordo

ObserverKult

Elma Doresi

big brother

Lexo edhe:

BIG BROTHER NUK ËSHTË I VETMI QË PO TË VËZHGON: JU RROFTË KARRIERA ÇUNA DHE GOCA!

Ti mund të jesh ose jo shikues i Big Brother!

Ti mund të jesh ose jo tifoz i Big Brother!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult