Regjisorja Sopi me tri çmime kinematografike në Shtetet e Bashkuara

Filmat e shkurtër “Rreze” dhe “SCHAUERFILM” i kanë sjellë regjisores Lorena Sopi tri çmime kinematografike brenda një dite. Filmi i shkurtër “Rreze” (Ray) me skenar dhe regji të Lorena Sopit, i sjellë si adaptim nga ditari i luftës me autore Rreze Abdullahu, ka fituar dy çmime kinematografike.

“Rreze” është shërbyer për regjinë më të mirë, si dhe ka marrë çmimin e publikut. Këtë ia ka sjellë festivali online i filmave “The My True Story Film Festival” në Los Angeles. Në anën tjetër, për “SCHAUERFILM”, Sopi ka marrë certifikatë nga “Vegas Movie Awards” si filmbërësja më e mirë grua.

Festivali “The My True Story Film Festival” ka mbajtur edicionin e tij të parë këtë vit, më 13 shtator.

Filmi 13-minutësh i Sopit, në rolet kryesore sjell Glarioza e Agron Shalën dhe Aurita Agushin. Filmi “Rreze” ka pasur premierën në “Short Corner”, në festivalin e Cannes në muajin maj të vitit të kaluar. Aty po ashtu luajnë edhe Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi e Uran Duli. Filmi i saj, “Rreze” trajton një ditë të vetme të ditarit të Rreze Abdullahut.

“Në ditëlindjen e nëntë, gjatë vitit të luftës 1999, Rreze Avdullahu kishte shkruar ‘Ditarin e Frikës’. Atë ditë të shënjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: nuk donte të vdiste… ”

Filmi “Schauerfilm” dhe filmi “Rreze” janë prodhime të kompanisë “AS Film Production” nga Prishtina. Në rolet kryesore të këtyre dy filmave paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Glorioza Shala, Aurita Agushi, Selman Lokaj.