Rehova, fshati që dëshmon qytetërimin e veçantë në Kolonjë

Rehova është fshat që dëshmon qytetërim të veçantë jo vetëm në zonën e Kolonjës por edhe në Shqipëri. Konsiderohet si një perlë nga historiku, arkitektura e veçantë, natyra e mrekullueshme, qetësia, ushqimet bio dhe ajri i pastër.

Të gjitha këto e mikpritja e banorëve e bëjnë atraksion të frekuentuar kryesisht nga turistët e huaj.

Rehova mund të jetë Voskopoja e Kolonjës për  turizmin. Ndodhet dy kilometra larg Ersekës, një nga perlat e fshehur të Shqipërisë.

Po të mos ishte për rrugën e largët dhe të shkatërruar në çerekshekulli, ky fshat do ishte i mbushur me turistë. Fatmirësisht, fshati është deklaruar zonë e mbrojtur dhe projekti për ta shndërruar në një fshat turistik është miratuar dhe së shpejti nis zbatimi i tij.

E gjithë infrastruktura, rrugicat, fasadat, portat prej guri janë në projekt të rehabilitohen dhe mbrohen. Projekti për rrugën hyrëse në fshat parashikon një pedonale që i kthehet banorëve si një hapësirë publike më shumë.

Rehova e shpallur qendër e mbrojtur pret të marë jetë nga projekti i 100 fshatra turistikë.