Ditët e dimrit një për një do t’i rreshtoj,
shtëpitë e zbrazura në pllajë do bëj sehir,
ku darkave nuk ndizen drita e kësisoj
mbeten në terr e veç rrënkojnë në mugëtirë.
Pa do shikoj njerëz të lumtur, të gëzuar,
kur dy nga dy të përqafuar rrugëtojnë,
porse pëllumbat kurrë nuk kam për t’ i harruar,
që i kam nisur – tash sa kohë – e të kërkojnë.
Shqipёroi: Arqile Garo
*Titulli i origjinalit: Pëllumbat