Bashkia e Tiranës sot dhe nesër sjell eventin “Republika e Rakisë” e cila ka në fokus një nga pijet tradicionale shqiptare “rakinë”, si një produkt tipik shqiptar i cili është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.
Tek Piramida në Tiranë do të mblidhen ekspertët dhe prodhuesit më të mirë të rakisë në këtë event unik.
Ky event do të mbledhë së bashku aktorë të ndryshëm, operatorë, prodhues, personalitete të njohura dhe ekspertë të fushës së rakisë, enologë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët do kenë mundësi të diskutojnë tema të ndryshme mbi promovimin e pijes tradicionale shqiptare ‘raki’ dhe krijimit të urave të bashkëpunimit mes operatorëve dhe prodhuesve shqiptarë.
Ndërkaq ky projekt synon rritjen e prodhimit të rakisë si produkt tipik tradicional dhe turistik e po ashtu edhe promovimin e këtij produkti tek turistët dhe rezidentët e huaj./ javanews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NEW YORK TIMES SHKRUAN PËR PIRAMIDËN E FAMSHME TË TIRANËS: MEZI E HOQËN STATUJËN 22 TONËSHE TË ENVER HOXHËS
Një piramidë e madhe ishte për një kohë të gjatë një kujtesë e një regjimi brutal dhe dekadash zhgënjimesh.
Tani, është një simbol i një qyteti që aspiron të jetë “Tel Avivi i Ballkanit” i teknologjisë së lartë.
E ndërtuar në vitet 1980 për të përkujtuar një tiran të vdekur në stilin faraonik, piramida e betonit….
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult