Për ndarjen nga jeta të regjisort të njohur Muharrem Fejzo, ka reaguar dhe aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin.
Arbana tha për News24 se Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë, ndërsa përveç se bashkëpunëtorë, ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin.
“Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare. Me Muharremin kam luajtur me të tek ‘Fijet që Priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktoriArbana.
Kujtojmë Muharrem Fejzo ishte prej 2 javësh i shtruar në një spital në Itali, ndërsa ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.