“Ne s’bëjmë gjumë kur dridhesh, se veç ty t’kem Shqipëri”, poezinë e Çun Lajçit e interpreton Reshat Arbana

hani pini reshat arbana interpreton observerkult

Poezinë e Çun Lajçit e interpreton Reshat Arbana

Fatkeqësia e madhe që i ndodhi Shqipërisë më 26 nëntor 2019 kishte bërë që shqiptarët të jenë më të bashkuar se kurrë më parë.

Humanitetin e shqiptarëve të Kosovës, të cilët u munduan në të gjitha mënyrat t’u ndihmojnë e qëndrojnë pranë atyre që u prekën nga tërmeti, më së miri e ka shprehur në vargje Çun Lajçi.

Kjo poezi që preki të gjithë shqiptarët në ato ditë të rënda, kishte emocionuar edhe njëherë kur u interpretua nga i madhi, Reshat Arbana.

Më poshtë gjeni interpretimin e aktorit të mirënjohur shqiptar Reshat Arbana të kësaj poezie.


Lexo edhe:

RRËFEHET RESHAT ARBANA: VJEN NJË MOSHË KUR KE NEVOJË PËR NJERËZIT…

Zëri i tij është si një monument i gjallë kulture. Edhe kur thotë gjënë më të thjeshtë, të imponon ta dëgjosh. Reshat Arbana, sot 82 vjeç, është operuar dy herë nga zemra, por kjo gjë e nuk e ka trembur. “Zemra ka aftësi të të japë një mundësi të dytë në jetë, këtë gjë e ka bërë me mua. Jam çarë dy herë në kraharor, por ndihem më mirë këto kohë”.

Mëngjeseve ai e pi kafen prapa ministrisë së Arsimit, aty e gjen së bashku me miqtë e tij. Në kontaktin e parë duket i vrazhdë, por mjaftojnë pak minuta bisedë për të kuptuar që ke përballë jo vetëm një ikonë të artit shqiptar, por edhe një njeri me zemrën të bardhë e të pastër…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU