Restaurohet filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, Rama: Dhuratë e kinemasë nostalgjike për të gjithë brezat

ushtrisë

Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vjen për publikun tashmë i restauruar.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të ndjekur tani në 4K filmin e realizuar në 1989 ‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’ që iu nënshtrua digjitalizimit duke u restauruar, si një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

ObserverKult

kliko edhe:

“Jetonte i vetëm në shtëpi kartoni”/ Mevlan Shanaj tregon historinë prekëse të aktorit Mihal Stefa