Restaurohet godina historike e Teatrit të Kukullave

Restaurimi i Teatrit të Kukullave

Godina historike e Teatrit të Kukullave do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. Ajo theksoi se “shumë shpejt nis puna për restaurimin e godinës historike të Teatrit të Kukullave, si pjesë e programit EU4Culture Albania dhe zbatuar nga UNOPS”.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme edhe në këtë godinë monumentale. Projekti përfshin restaurimin e çatisë, muraturës dhe ruajtjen e elementëve origjinalë.

Godina e “Teatrit të Kukullave” në fillim u ndërtua nga austriakët dhe më pas në vitin 1925 dhe pjesa e mbetur u përfundua prej shtetit shqiptar. Gjatë viteve 1925-1944 ka shërbyer si selia e legjislativit shqiptar. Më pas kjo ndërtesë shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Pas përfundimit të luftës ky objekt shërbeu edhe si Shtëpia e Pionerëve. Pas kësaj përfundimisht në të u vendos Teatri i Kukullave sikurse shërben edhe në ditët e sotme. /ATSH

________________

Lexo edhe:

TEATRI I KUKULLAVE DHE QENDRA KOMBËTARE PËR FËMIJË “SHKRIHEN” NË NJË GODINË

Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka shpallur tenderin për hartimin e një projekti, për ndërtimin e një qendre multi-funksionale për fëmijë.

Projekti i “Qendrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave”, konsiston në kalimin në një godinë të vetme, të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, si dhe Teatrit të Kukullave. Këto të dyja aktualisht ndodhen në dy zona të ndryshme.

Referuar projektit, vendndodhja e re do të jetë Parku i Liqenit. Pra, përgjatë rrugës Dora Distria, përpara kryqëzimit me rrugën Sami Frashëri në Tiranë. transmeton “scan-tv.com”.

“Qendra do të përkufizojë minimalisht sa vijon: Salla ekspozimi, Teatër kukullash, Hapësira mësimi dhe rekreacioni. Mjedise ndihmëse dhe funksionale, Mjediset publike, në funksion të aktiviteteve kulturore” shkruhet në detajet e projektit.

Afati kohor për hartimin e projektit është 1 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues, ndërsa fondi i vënë në dispozicion është…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult