Restaurohet “Krishti Shpëtimtar”, pamjet janë spektakolare (Video)

Është simboli i Rio de Janeiros, ndoshta i të gjithë Brazilit, dhe në vitin 2007 është radhitur në mes të shtatë mrekullive të botës moderne.   

Statuja e Krishtit Shpëtimtar është ndërtuar midis vitit 1922 dhe 1931. Dhe është gjatë më shumë se 30 metra, duke marrë parasysh edhe piedestalin.

Statuja 90-vjeçare ka tashmë nevojë për restaurim, dhe për këtë arsye është angazhuar një ekip i specializuar. Që përtej njohurive profesionale ka treguar edhe talent akrobatësh.

Pamjet e shpërndara për publikun janë vërtetë spektakolare. Dhe vetë restauruesit shprehen se kjo është eksperienca më emocionuese e jetës së tyre./a2news.com

LEXO EDHE: Shtatë mrekullitë e botës antike: Cilat ishin dhe çfarë ndodhi me to?