Premiera e shumëpritur e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” do të mbahet këtë të mërkurë në Kinemanë ‘Millennium’ në Tiranë, duke filluar nga ora 17:00.
Këtë e ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale edhe fragmente nga filmi i restauruar. Duke ju uruar të gjithëve një ditë të mbarë, ka ftuar të gjithë që ta ndjekin këtë film në kinema.
“Me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, i cili iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat”, ka shkruar Rama.
Ndryshe për të parë këtë film hyrja është falas, ka njoftuar Kinemaja Milleniumi përmes njoftimit në rrjetet sociale.
Më poshtë, linku i videos:
ObserverKult
————-
Lexo edhe:
FILMI “SHEETS”, I REGJISORES EVI GJONI, FITON ÇMIMIN E PARË NË ATHINË
Filmi “Sheets”, i regjisores shqiptare Evi Gjoni, fiton çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin prestigjioz të Filmit në Athinë.
Suksesi në “Athens Short Film Festival” vjen pas çmimit të marrë më herët gjatë vitit 2023 në Festivalin e Filmit të Triestes.
“Sheets”, një film që përshkruan një botë utopike. Në të cilën botë karantina e një pandemie të panjohur vazhdon prej shumë vitesh, është mbështetur për realizimin e tij nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Festivali i Filmit të Shkurtër të Athinës është një ngjarje vjetore që shërben si një vitrinë për shumë filma nga e gjitha bota.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SKËNDER RUSI: MË DUKET MUA APO GJITHË BOTA KA LAJTHITUR…
Poezi nga Skënder Rusi
Më duket mua apo gjithë bota ka lajthitur,
Gjersa vrapon veten për të gjetur,
Ma thërrisni këtu njeriun më të ditur,
Të gjejë atë që nga hiçi ka mbetur!
Më duket mua apo të gjithë e kemi pritur,
Të shpëtojmë duke hapur- jo veç një derë!
Kush hedh një hap, një majë e ka arritur,
Kush kërkon maja, nuk ndalet asnjëherë!
Më duket mua apo e gjeta mendjen,
I ftova të gjithë atje, brenda në zemër!
Atje s’do ketë kurrë vdekje tënden,
Dhe dimrat do të jenë gjithnjë të gjelbër!
ObserverKult