Restaurohet “Mësonjëtorja”, Edi Rama: Film që i bën homazh rezistencës për gjuhën tonë amtare (Video)

Filmi “Mësonjëtorja, është restauruar së fundmi nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një video të këtij filmi. Ky film tha Rama ka rilindur pas restaurimit.

“Mësonjëtorja”, filmi që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare, i cili ka rilindur falë restaurimit”, ka shkruar Rama.

Filmi “Mësonjëtorja” mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi, lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.

Ndërsa puna e bërë në këtë film nga Arkivi Qendor Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet këtë të martë, në ora 19:00 në Pallatin e Brigadave.

ObserverKult


Foto ilustrim

Lexo edhe:

KUSH ISHTE SHADIJE BOGDO, GRUAJA QË HAPI SHKOLLËN E PARË NË LIBOHOVË, MBESA E SAJ TREGON FAKTE NGA JETA E GJYSHES

Shadije Bogdo, ishte e para grua që propozoi hapjen e shkollës së parë në Libohovë në 1920. Dhe institutin e parë femëror “Nëna Mbretëreshë”.

Për të folur për këtë por dhe për detaje të tjera nga jeta e saj e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte e ftuar mbesa e saj Brikena Bogdo.

“Pati një tis harrese gjatë regjimit komunist. Kjo sepse një djalë e kishte në emigrim. Vëllain e kishte në burgjet e regjimit komunist.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult