Në vazhdën e punëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës për mbrojtjen, ruajtjen, gjegjësisht restaurimin e objekteve të cilat janë në gjendje jo të mirë, është edhe një objekt në Prishtinë.
Bëhet fjalë për ndërtesën Vetfarmi në Prishtinë, monument ky i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore.
Kështu ka bërë me dije MKRS-ja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi ku shihet qartë gjendja aktuale e objektit dhe po ashtu nisja e punimeve për restaurimin e kësaj ndërtese.
Kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 1931, dhe ndodhet në zonën kulturore – historike të Prishtinës. Më herët kjo ndërtesë i ka shërbyer organizatës së grave sociale. Pastaj në këtë ndërtesë është hapur shkolla artizanale e qilimave.
Por pas vitit 1945 në përfundim të Luftës së Dytë Botërore ndërtesa është shfrytëzuar si Poliklinikë e Qytetit e më vonë si Enti Higjenik.
Ndërtesa Vetfarmi për nga stili i ndërtimit mbart në vete disa elemente të veçanta, të cilat vazhdon t’i ruaj edhe sot.
ObserverKult
Lexo edhe:
U DOGJ MUAJ MË PARË, NISIN PUNIMET PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT TË MUZEUT TË MUZIKËS NË GJAKOVË
Në muajin gusht të këtij viti është djegur objekti i Muzeut të Muzikës në Gjakovë, pra ka pasur fatin e njëjtë sikurse shumë objekte kulturore që janë dëmtuar së fundmi në vend.
Por Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes një njoftimi bëri të ditur se tashmë kanë filluar punimet për restaurimin e këtij objekti dhe se ky objekt do t’i kthehet komunitetit shumë shpejt….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU