Restaurohet shtëpia historike në Prizren, pjesë e trashëgimisë kulturore

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është përfunduar restaurimi i një tjetër aseti të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.

Bëhet fjalë për Shtëpinë e familjes Bërlajolli, e cila përfaqëson arkitekturën tradicionale të shekullit XIX në Prizren. Sipas Çekut, ky objekt është pjesë e trashëgimisë kulturore që po rikthehet në funksion përmes investimeve institucionale.

Ai ka theksuar se ruajtja e dëshmive materiale të së kaluarës, forcimi i identitetit dhe karakterit kulturor, si dhe kontributi në zhvillimin e ekonomisë lokale, janë arsyet kryesore që qëndrojnë pas investimeve në trashëgiminë kulturore. 

ObserverKult


Lexo edhe:

POEZIA E CAMAJT SHKET MES AKULLIT DHE ZJARRIT DUKE KËRKUAR QË TË RROKIM DASHURINË, TRISHTIMIN…