Restaurojnë pikturën e famshme, “tronditen” nga ajo që zbulojnë

Restaurimi i një prej pikturave më të famshme në botë, ka nxjerrë në pah një fakt tronditës. Bëhet fjalë për pikturën e Qengjit Mistik e cila është pjesë e një sërë pikturash me figura biblike të cila ndodhen në Katedralen e Shën Bavos në Ghent të Belgjikës. Ato konsiderohen si një nga kryeveprat më të mëdha të artit në Botë dhe si një pasuri e jashtëzakonshme kulturore.

Piktura ‘Altari i Ghent’  ose si njihet ndryshe “Adhurimi i Qengjit Mistik” paraqet një qengj në altar i cili personifikon figurën e Jezu Krishtit që është vetëflijuar si shenjë e dashurisë për njerëzimin. Kjo pikturë është realizuar nga vëllezërit Hubert van Eyck dhe Jan van Eyck rreth vitin 1432 dhe restaurimi i kësaj pikture i ka tronditur të gjithë, transmeton ‘fjala.al’.

Janë pikërisht sytë e qengjit të cilat kanë pamje njerëzore ajo që ka tronditur aq shumë ekspertët dhe restauruesit. Imazhet e kësaj pikture kanë qarkulluar në media sociale duke u cilësuar si një makth për faktin se fytyra e qengjit është aq njerëzore.

Kreu i restaurimit, Hélène Dubois, e përshkroi fytyrën e zbuluar si “një tronditje për të gjithë”.

“Asgjë e tillë nuk ishte vërejtur ndonjëherë në pikturë.”, – tha kohë më parë Dubois.


Lexo edhe:

NGA DA VINÇI TE DALI, EMRA TË MËDHENJ TË PIKTURËS “RIJETËSOHEN” NË PIROGRAFI