Revista illz, tashmë në versionin eBook në të gjitha libraritë digjitale të botës

Revista “illz”,  periodike letrare dy mujore, që e boton Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë në Tiranë tashmë gjendet në versionin eBook në gjithë libraritë digjitale të botës.

Deri tashti janë botuar 24 numra të kësaj reviste ku kanë shkruar mbi 1500 autorë, në mbi 6 mijë faqet të formatit B/5 dhe kanë sjellë përkthimet mbi 30 përkthyes.
Krahas “illz”,  që prezanton e promovon letërsi elitare, Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë, Tiranë ka nxjerrë në versionin eBook dhe po vazhdon të nxjerrë edhe disa nga titujt më të dashur për lexuesin shqiptar, disa nga antologjitë më të bukura si “Puthje mbi Bosfor”, “Treëdafila Persie”, etj.

Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë ka mision të saj të bëjë sa më shumë të njohur kudo në botë autorët shqiptarë, duke i publikuar dhe shpërndare librat e tyre në versionin eBook, që ata në mënyrë që lëxuesit anekënd botës të gjëjnë në intërnet në këtë version librat që duan.

Ja dhe linku ku gjendet revista “illz”:

https://www.smashwords.com/books/byseries/48027?fbclid=IwAR0m1rotkAO48S9Lhx9voVHiD4gyJx9sksDUj6x2jDhMUqyc7pYTE4DxRK8