Revolta e aktorit Mehdi Malkaj në takimin e Sali Berishës: Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb pse bërtet kur të shkelin me këmbë?

I pranishëm në takimin e Sali Berishës me banorë të njësisë 5 në Tiranë, aktori Mehdi Malkaj kërkoi reagim qytetar për gjendjen ku ndodhet vendi.

Duke cituar Kantin, aktori Mehdi Malkaj tha se askush nuk mund të ankohet kur shkelet me këmbë përdersa zvarritet tokës si krimb.

“Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë. I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua!

Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë”.

“Atëherë ne duhet të jemi në këmbë. Nuk ka rrugë tjetër doktor, të jemi në këmbë të fitojmë atë që na ka humbur, dëshira, personaliteti, na ka humbur emri, na ka humbur atdheu, na iku deti se zë në gojë njeri.

12 milje i zë kush në gojë gjëkundi. Jo, e të tjera e të tjera.”, tha ai.

Reagimi i Malkaj u prit me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. SHIH VIDEON


Lexo edhe:

MEHDI MALKAJ: MOS SHANI ME NËNË, AJO ËSHTË SHENJTORE

Mehdi Malkaj është një nga aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare. Në një lidhje direkte, të bërë kohë më parë, ai ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata persona që shajnë nga nëna dhe nuk duhet ta bëjnë.

Mehdi Malkaj i revoltuar i lutet të gjithë njerëzve të mbledhin mendjen.

“Sot dua të diskutoj një temë e cila më ka bezdisur veshin dhe syrin. Më ka bezdisur veshin kur e dëgjoj dhe më ka dëmtuar syrin kur e shikoj.

Zonja dhe zotërinj, miq dhe shokë do ju lutesha për një gjë mos shani më nga nëna në Facebook se latë nam, nuk keni punë me nënat o njerëz. Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme”.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU