Personazhet e njohura të shoubizit shqiptar i kanë hyrë tashmë edhe kinematografisë. Kjo pasi këngëtarët dhe moderatorët kanë nisur projekte të reja për filma.
Ka qenë Ermal Mamaqi që nisi prodhimtarinë e tij me filma, ndërsa më pas kemi parë sesi dy personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 2, Luizi dhe Olta u bënë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
E kjo radhë duket se po ndiqet edhe nga Noizy, i cili në bashkëpunim me Blerim Destanin, pritet të publikojnë filmin me titullin “Trouble shooters”.
E në lidhje me filmat dhe aktorët e rinj, ka reaguar edhe aktori i njohur Neritan Liçaj. Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale ironizon, duke përmendur Luizin, Noizyn, teksa shkruan se tashmë pret që film të nxjerrë dhe Mandi Nishtulla.
“Unë e bona një film (si aktor), Ermali me Edin po, Luizi po, Noizy po e bo. Presim vetëm të boj film Mandi Nishtullës dhe ka lezet. Po s’na e tha ça do të thotë sarile?! Pak humor pa të keq”, shkroi, kohë më parë, Neritani në postimin e tij./vjosa.net
Lexo edhe: