Revolta e Bujar Kapexhiut për festivalin e RTSH-së: “Po humbet ajo që është shqiptare”

Aktori i njohur, Bujar Kapexhiu, tha në “Now me Erla Mëhillin” se në këngët sot po humbet ajo që është shqiptare.

“Të flasim në mënyrë modeste, të respektojmë edhe ata të cilët kanë punuar,” – u shpreh Bujar Kapexhiu.

Në revoltën e tij ai përmendi dhe rrymat muzikore të cilat kanë dalë së fundmi dhe ngriti pyetjen a duhet të jenë prezentë.

Debati në studio i referohej Festivalit të Këngës, sa po e ruan ai autencitetin dhe janë këngët e prodhuara të denja për një përfaqësim ndërkombëtar./(gazetatema)


Foto ilustrim

Lexo edhe:

“MË KENI VRARË ARTISTIKISHT DHE PSIKOLOGJIKISHT 7 VJET MË PARË”, KËNGËTARI SHPËRTHEN KEQ NDAJ FESTIVALIT TË KËNGËS NË RTSH

Artisti dhe këngëtari, Klajdi Musabelliu ka publikuar një video së fundmi në rrjete sociale, nga pjesëmarrja e tij e mëparshme në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ai ka shkruar në krah të videos së tij, se 7 vite më parë, atë e “vranë” artistikisht pasi e përjashtuan nga finalja e madhe e Festivalit. Këngëtari shkroi se shkak u bë pikërisht refreni që këndoi në skenë menjëherë pasi publiku e duartrokiti…

Postimi i plotë i Klajdit:

Ju a kam “Falur” që më keni vrarë artistikisht, psikologjikisht, emocionalisht, shpirtërisht…7 vjet më parë, me ‘justifikimin’ se meqënëse këndova refrenin kur më ktheu salla, më përjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kafeisto-lëpirsë që bëtë.

Përpiqem çdo ditë t’ja fal edhe ER, IM, MK, që kontribuan në prishjen jo vetëm të jetës sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare… Uroj mos ta bëni të njëjtin gabim sot me Albina Kelmendi

Tekstin e plotë e gjeni KËTU