Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, vetëm 1 muaj pas zgjedhjes nga Parlamenti si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ka dhënë dorëheqje.
Ende nuk dihen arsyet dhe motivin që çoi aktorin e njohur të dorëhiqet, vetëm pak ditë pas zgjedhjes me shumicë votash në Parlament. Por lajmi është konfirmuar për ‘Aktorët shqiptarë’ nga burime pranë aktorit të njohur.
Sipas tyre, dorëheqja ka qenë një ‘shuplakë’ për ata që e zvarritën për më shumë se një vit, emërimin e aktorit të njohur në RTSH.
Edhe pse ai do të përfitonte 700 mijë lekë të vjetra në muaj, Xhepa ka hequr dorë nga kjo shumë, në formë revolte, duke treguar se për të më shumë se lekët, i rëndësishëm është emri dhe reputacioni i tij.
Kujtojmë se me datë 22 mars 2024, Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër./ Aktorëtshqiptarë
ObserverKult
Lexo edhe:
NDRIÇIM XHEPA KUJTON TË KALUARËN: DIKUR NUK MENDOHEJ VETËM PËR XHEPIN…
Artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa i ftuar kohë më parë në emisionin “Ka Motor” ka folur për jetën e tij artistike në teatër dhe film.
Xhepa kujton me nostalgji kohën e dikurshme për të cilën thotë se aktorët punonin me orë të zgjatura me shumë pasion dhe pa interes financiar.
“Kjo është ndërtesa unike ku është prodhuar film në kohën e komunizmit nga ’53-
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult