Revoltohet artisti: Nuk e dua çmimin, fotografia nuk është e imja është produkt i inteligjencës artificiale

Me avancimin e teknologjisë, bota është bërë gjithnjë e më shumë ‘e pasigurt’. E thënë ndryshe, informacionet që po prodhohen në internet duhen parë gjithnjë e me më shumë skepticizëm, nëse janë reale apo jo.

Fotoja më lart ka fituar javën e kaluar një prej çmimeve më prestigjioze në “Sony World Photography”.

Por artisti ka refuzuar që ta pranojë.

Arsyeja? Sepse kjo foto nuk është origjinale, por është krijim i inteligjencës artificiale.

Fotografia e krijuar nga inteligjenca artificiale fitoi çmimin e parë.

Artisti gjerman Boris Eldagsen tregoi se përdori këtë imazh për të testuar konkurrencën, si dhe për të ndezur një diskutim për të ardhmen e fotografisë.

Me anë të një reagimi, Eldagsen falënderoi jurinë që përzgjodhën imazhin e tij, duke e cilësuar si një moment historik. Por, ai shtroi pyetjen “nëse ndonjë nga anëtarët e ka kuptuar që është produkt i inteligjencës artificiale”. “Imazhet e AI (Artificial intelligence) dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky”, shtoi ai. “Ata janë entitete të ndryshme. AI nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin”, tha ai.

Organizatorët e eventit thanë se e njohin “rëndësinë e kësaj teme dhe ndikimin e saj në krijimin e imazhit sot”, por theksuan se çmimet “gjithmonë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë një platformë për të përkrahur përsosmërinë dhe aftësinë e fotografëve dhe artistëve që punojnë në terren”.

Kjo nuk është hera e parë që një produkt i inteligjencës artificiale fiton një çmim në një konkurs fotografie.

Hera e fundit ndodhi në SHBA, shtatorin e kaluar, dhe kjo ka rindezur një debat shumë të fortë. Shumë artistë dhe fotografë akuzojnë sistemet e inteligjencën artificiale për shfrytëzim të padrejtë të veprave të qindra mijëra krijuesve njerëzorë, madje kanë nisur veprime ligjore. Mirëpo, të tjerë thjesht e konsiderojnë inteligjencën artificiale si një mjet të ri, një kategori të re arti ndoshta, por jo më pak të vlefshme./a2news.com

ObserverKult


pichai

Lexo edhe:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE DUHET TË KONTROLLOHET SI ARMËT BËRTHAMORE!

CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai tha sot se shqetësimet për zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk e lënë të flejë. Kjo pasi sipas tij, teknologjia mund të jetë shumë e dëmshme nëse përdoret gabimisht.

Pichai bëri thirrje për një kuadër rregullator global për inteligjencën artificiale, të ngjashme me marrëveshjet e përdorura për të rregulluar përdorimin e armëve bërthamore. Pichai paralajmëroi se konkurrenca për të avancuar prodhimin e teknologjisë mund të çojë në anashkalimin e sigurisë, raportoi The Guardian.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult