Këngëtari i njohur Frederik Ndoci, është shfaqur i nevrikosur së fundmi me Bashkinë e Shkodrës.
Kjo pasi që kjo e fundit e ka organizuar një koncert me këngëtarë shkodranë por që nuk e ka ftuar “siç e don rendi Ndocin”.
Por, siç ka thënë Ndoci, e kanë ftuar në moment të fundit sa për ‘ta la gojën’.
E për krejt këtë ndodhi, Ndoci ka shkruar një reagim të gjatë në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë i Frederik Ndocit:
Koncert që e merr përsipër Bashkia Shkodër, si ide e Bujar Qamilit… me tematikë në formë e përmbajtje të kandshme.
Mu si Frederik më ftuen vetëm para 3 ditësh, duke u justifikue “se nuk e kena dijtë se je këtu por në Amerikë”!
Ideatori për me ruejt formatin pat edhe guximin e me m’sugjeru me detyrim përcaktim se çfarë e si me i këndu, pikërisht mu që edhe para 90-tës nuk e ka provu askush me e ba nji gja të tillë.
Nuk ia vuna re pasi telefonata kishte shumë ma vlerë edhe pse me vonesë, se sa niveli i sugjerimit.
Mësova që pas shumë shumë provash qe kishin ba krejt grupi i artistëve të merituem e të pa merituem që do të ishte e bollshme koha për të kenë edhe unë në atë spektakël.
Sigurisht e pranova për etikë, edhe pse s’më thanë se nuk mundena me ta vu emnin se gjoja kena kujtu se je në USA.
Mbramë në mesnatë kur e pashë emnin tem shumë të tejdukshëm mu duk pak utopi pjesëmarrja e jeme.
Ka shumë dashamirësi nga artistat mendoj dhe se janë të interesuem kur je e kur nuk ashtë Rriku në Shqipëri, pasi konkurenca në lokalet ku bahet muzikë edhe në Shkodër, nuk ashtë aq e shpërndarë dhe e kamuflueme.
Prania e jeme nuk ka mungu qysh në marsin e 2022-it, se paku dy her në javë ne Shkodër.
Portale, media, gazeta e lajme u kan merzitë spektatorin se vazhdon a live koncertet Rrik Ndoci në Shkodër e gjithkund.
Nuk ka mbet media në Shqipni portal e gjithë ata intervista nëpër tana mediat shqiptare vendimi i jem për me kenë si familje amerikane vetëm në Shqipni, vetëm këta përfshi edhe Bashkinë e punonjësit e saj, nuk e kishin marr vesh “ende”.
Bashkia që në gusht, shtator ka organizu koncerte recitale me mu, nuk u ra ndërmend qe Rriku nuk asht në Shqipëri.
E vërteta asht se skenës së Teatrit “Migjeni” prej vitesh nuk ka kenë prezente për shumë arsye por e veçanta ashtë politike.
Në verë vjet çuditërisht u ftova në koncertë recital para Bashkisë.
Mendoj se vazhdon lufta e klasave.
Oltana Vademi e ata që e dinë se “o me ne o me ata” e kanë në dorë një pushkatim sa do të vogël nëse shfaq mendimin demokrat të të drejtës së mendimit dhe votës, kjo mënyrë meskine që më kënaq vedvedin, monizmi i dytë shkodran e me paralajmëru edhe ndonji artist të vogël që guxon mos me kenë militant.
Pra me ofruen por oferta ishte si ajo:-“i kishte çue nana me la gojën”
Vazhdojnë me dal do sorra sa herë gjuhët lisi me gur.
Kjo iniciativë mbetet e bukur, por në kornizat e mendimit artistik koherent ashtë pak e vakët. Kjo pasi që evoulimi i muzikës së sotme nuk mund t’i sjellë asnji gërvishtje kanga e kompozueme dhe e lëvrueme si para 100 vjetësh me nji ndryshim 11%.
Automatikisht vë në disekuiliber mundësinë për mos me u krenue prap me vlerat e para 100 vjetëve në formë e në përmbajtje.
Më kritikoni pa asnji hezitim nëse ju dukem antikonformist.
Unë e due Shkodrën.
I uroj fitore Benet Becit. Pas bisedës me të kishte shumë ide pozitive, për lëvrimin e artit bashkëkohorë në Shkodër. Prandaj e dua Benetin, sepse e njeh dhe e do Shkodrën.
*Ky reagim është bërë ditë më parë
ObserverKult
Lexo edhe:
FREDERIK NDOCI TREGON PRAPASKENËN: MERRNIN DREJTORIN NË TELEFON, E FAVORIZONIN PARASHQEVI SIMAKUN
Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, i ftuar në një intervistë televizive ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij private dhe artistike.
Mes të tjerash ai ka bërë me dije se këngëtarja Parashqevi Simaku, kishte simpatizantë në Komitetin Qendror.
Ai tregon se ata të kërkonin edhe favorizimin e saj nga Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Marash Hajati.
Shkodrani ka folur pa doreza dhe hapur për diçka të tillë.
I pyetur në lidhje me përmendjen e emrit të Hajatit në lidhje me këngëtaren, Ndoci ka sqaruar se ka thënë që ishte favorite e tij.
Jo duke nënkuptuar diçka mes të dyve, por se porositë në lidhje me këngëtaren vinin nga Komiteti Qendror.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult