Revoltohet Genci Fuga: Bëjeni një strategji, përmirësojeni gjendjen financiare të artistëve

genci fuga

Regjisori e aktori Genci Fuga i ftuar në “Vila24”, u shpreh i pakënaqur për gjendjen financiare të artistëve.

“Ne si strukture shoqërore nuk kemi parametra të vlerësojmë këtë lloj profesioni.”-tha Fuga.

Sipas tij në Shqipëri nuk ka institucione shtetërore, por thjesht qeveritare që ndërrohen çdo 4 vite.

Fuga tha se kjo e pengon ngritjen e strategjive për ta njohur dhe rregulluar me ligj profesionin e krijuesit dhe interpretuesit, e më pas të vendoset një tarifë për kostot e punës.

“Ne na mungon strategjia për artin dhe kulturën e mirëpranuar nga të gjitha forcat politike dhe e pandryshueme.

Ndoshta për minimalisht 25 vitet e ardhshme, në bazë të strategjisë së zhvillimit.

Të kemi formimin e institucioneve të nivelit të dytë siç mund të jetë teatri, ministria, agjencitë e ndryshme, ligjin përkatës të organizmit të tyre, njohjen e profesionit të krijuesit dhe interpretuesit. Një aktor ne e quajmë në të zezë aktor.”-tha ai.

Fuga shprehet me keqardhje për situatën e krijuar në vend e cila reflektohet e bie direkt mbi artistët. /balkanweb.com

ObserverKult


Lexo edhe:

GENCI FUGA: MEZI PRES RROGËN, ÇDO MUAJ FSHEH PAAFTËSINË TIME SI KRYEFAMILJAR NË SIGURIMIN E TË ARDHURAVE

Aktori i njohur shqiptar, Genci Fuga, ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku foli për herë të parë situatën e vështirë ekonomike.

Bashkëshortja e tij Eni Jani është aktorja me të cilën janë njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’.

– Cila është prova më e madhe e dashurisë që ti i ke dhënë gruas tënde?

Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.

– Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult