“Revoltohet” Mevlan Shanaj: Artistët që kërkojnë fshirjen e filmave të para ’90 janë mediokër

Mjeshtri i madh Mevlan Shanaj ishte i ftuar në “Profil” në Euronews Albania ku ndër të tjerat ai ka folur edhe për debatin e bërë rreth filmave të realizuar para viteve ’90.

Ai tha se kushdo artist që ka kërkuar që filma të atyre viteve të fshihen apo t’u shtohen shënime është artist mediokër dhe injorant, pasi sipas tij filmi flet vet.

“Ka qenë si periudhë mode apo si fushatë këto kohë për të sulmuar prodhimin e shkëlqyer të një Shqipërie të varfër, të mjeruar dhe të politizuar me prodhimin e shkëlqyer të kinemasë shqiptare. Një nga sukseset dhe arritjet e popullit shqiptar ka qenë prodhimi kinematografik.

Ata artistë që kanë thënë kështu janë mediokër, janë të paditur dhe kur e them unë këtë, e them se jam profesionist.

Jam profesionist që di të artikuloj nga problemet sociale, të kritikës së filmit, të filozofisë, nuk ka, filmi nuk ka interpretime, të pëlqen shikoje, s’të pëlqen ik. As për shënimet s’jam dakord, janë injorancë, padije, filmi flet vetë. Të pëlqen shikoje, s’të pëlqen, ktheje, ik”, tha ai.

ObserverKult


Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ TREGON BISEDËN E FUNDIT ME VLADIMIR PRIFTIN: E LAMË QË SË SHPEJTI TË SHIHESHIM…

Është ndarë nga jeta dje në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur i filmave shqiptarë, Vladimir Prifti.

Aktori Mevlan Shanaj me anë të një postimi së fundmi në Facebook tha se me vdekjen e regjisorit Prifti ekranit shqiptar i ka ikur një regjisor i shquar, njeri me humor dhe pasion për artin.

Shanaj më tej i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm përmes veprës tënde!”, ka shkruar Shanaj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU