Revolucioni Francez, akuzat që çuan Luigjin XVI në gijotinë

Mbreti Luigji XVI del në gjyq para Konventës Kombëtare nën akuzat për tradhti.

Mbreti dëgjoi 33 akuzat, që nga “shkelja e sovranitetit të vendit deri te gjakosja e francezëve”, dhe pastaj iu përgjigj: “Kurrë nuk kam pasur frikë shqyrtimin publik të sjelljes sime, por zemra më bëhet copë nga akuzat se unë kam derdhur gjakun e popullit tim, ndërsa kam vepruar gjithmonë nisur nga dashuria për popullin, duke provuar se nuk kam frikë të dal përpara në mënyrë që të kursehet gjaku i tyre”.

26 deputetë munguan në votim, disa abstenuan, sepse mendonin se ishin zgjedhur për të bërë ligje dhe jo për të gjykuar. 26 deputetë bashkangjitën kushte për votat e tyre.

Të 690 deputetët e mbetur votuan “po, fajtor”. Asnjë deputet nuk votoi “jo”. Lidhur me masën e dënimit, 310 deputetë kërkuan mëshirë, por 380 të tjerë votuan për dënim me vdekje.

Më 21 janar 1793, mbretit iu pre koka nga gijotina në Sheshin e Revolucionit. Ekzekutuesi Henri Sanson, dëshmoi se ish-mbreti e kishte takuar trimërisht fatin e tij./fjala.al

LEXO EDHE: Si “vdesin” revolucionet kulturore