Ribotohet romani i parë në shqip, “Marcia” i Dom Ndoc Nikaj, në kujdesin e Andreas Dushit

marcia

Më 15 qershor, në 160 vjetorin e lindjes, u promovua ribotimi i romanit “Marcia”, të parit të këtij zhanri në gjuhën shqipe, me autor Dom Ndoc Nikaj, përgatitur për botim dhe pajisur me shënime nga Andreas Dushi.

Promovimi u mbajt më bibliotekën “Zoja e Shkodrës”.

Dom Ndoci gjatë kohës së Zogut ka qenë inaktiv, por ka ‘gjezdisur’ priftërinjtë e tjerë që merreshin me politikë, duke u thënë atyre të mos merreshin me politikë,” tha z. Gjovalin Çuni, drejtor i bibliotekës.

Duke qenë se ishin vetëm 100 kopje, unë sot nga ajo periudhë kam arritur të identifikoj 10-11 kopje, që gjenden në Bibliotekën Kombëtare, në Bibliotekën e Shkodrës dhe në biblioteka institucionesh. Përderisa bibliotekat kanë pasur një numër të konsiderueshëm përderisa kanë mbijetuar 130 vjet më vonë, kjo do të thotë se kanë qarkulluar jo edhe aq shumë qysh atëherë,” u shpreh Andreas Dushi.

Për figurën e Dom Ndoc Nikajt u shpreh edhe studiuesi i tij, Dom Nikë Ukgjini.

Jam marrë me të, sepse më është dukur një person mjaft i kompletuar me shumë fusha, në shumë drejtime,” tha studiuesi Dom Nikë Ukgjini.

Dom Ndoc Nikaj ishte një “apostull” i kulturës shqiptare dhe luftëtar i palodhur e i patrembur i idesë kombëtare. Tërë jetën e vet e shkriu në shërbim të ngritjes shpirtërore dhe kulturore të popullit.

Në vazhdim gjeni një kritikë nga poeti Visar Zhiti, të cilën e gjeni si pasthënie në libër:

MREKULLIA E ROMANIT TË PARË SHQIPTAR

Rivjen romani i parë shqiptar, për herë të parë mbas botimit të tij të hershëm dhe të harruar para dy shekujsh.

“Marcia” i Dom Ndoc Nikajt është një narrativë plot mistikë, ku gërshetohen historikja me fantastiken, kujtesa baladeske, sa jona, po aq dhe ballkanike, me ato hebraike, kapërcimet nga bota reale në atë hyjnore, me personazhe biblikë, varrosjet për së gjalli si dukuri e qendresës së jetës, por dhe e qytetit të tij.

Po ky shkrimtar një vit pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të botonte romanin tjetër “Shkodra e rrethueme” në formë ditari, që në Historinë e Letërsisë Shqipe do të njihej si romani i parë shqiptar.

Pse kjo zhvendosje? Apo do të duhej që romani i parë i letrave tona të ishte patjeter me subjekt patriotik, kur vetë gjuha është patriotizmi më i madh. Apo nga që romanicieri ynë i parë vdiq në burg në moshë të thyer, i dënuar nga diktatura e fitimtarëve të pas Luftës II Botërore.

Kompleksi i Edipit të letrave të mëpastajme shqipe, atëvrasja e rëndë e romanit të parë shqiptar dhe autorit të tij, kërkonte një qortim.​Dhe ora erdhi.​​​​​ ​​

Është shkrimtari i ri Andreas Dushi, i cili u shfaq në letrat shqipe me roman që 18 vjeç, që kryen këtë akt, ai sjell romanin më të vjetër shqiptar duke e shtyrë kështu fillesën e tij një shekull më tej, në të XIX dhe nëpërmjet Botimeve “Onufri” u arrit mrekullia.

ObserverKult