Richard Gere rrëfen për fëmijërinë e vështirë: Nëna ime kujdesej për gjithçka…

Nga Enrica Brocardo

Richard Gere ka qenë idhulli për një brez të tërë. Tepër tërheqës edhe në këtë moshë, ai tregon se përveç bukurisë, ka mësuar nga jeta të jetë i dobishëm, i përulur dhe të marrë zgjuarsi. Richard Gere i datëlindjes 31 gusht 1949, është aktor dhe regjisor amerikan. Është marrë me aktrim që nga bankat e shkollës në grupin teatror. Është instrumentist dhe u bie disa instrumenteve. Bursa sportive i mundësoi studimet në filozofi në Universitetin e Massachusetts-erit. Karrierën e aktrimit e filloi më 1969 me role të ndryshme në produksionet e Broduei, ndërsa në film debutoi më 1975. U bë i njohur me filmat “Amerikani zhigolo” dhe “Oficeri xhentëlmen. Gere ka fituar dhe është nominuar shumë herë me çmime kinematografike. Ka marrë shumë duartrokitje, është argëtuar pa masë me Julia Roberts, por tanimë dëshiron që filmat e tij ta bëjnë të mendojë. Do të ndodhë kështu sepse, me kalimin e viteve, budizmi dhe atësia janë bërë më të matura. Dhe kjo kërkon distancë për t’u shkëputur nga e kaluara. Flokët e pacenuara nga zbehtësia e tyre karakterizuese, syzet e lehta, buzëqeshja paksa “e mprehtë”, që për fat të mirë asnjë dentist nuk e ka rimodeluar, dhe sytë e njëjtë me ato kur mbante njëzet vite mbi supe: prerje melankolike që nuk bie në kundërshtim me shprehjen e gëzueshme.
Richard Gere është më shumë se në formë perfekte. Koha ka formësuar atë shikim prej zhigoloje, që e bëri të famshëm. Kjo përkoi dhe me personazhin e tij në filmin “The dinner”. Mënyra se si paraqitet në fillim, i referohet politikanit klishe në lëvizje, sipërfaqësor dhe të fokusuar vetëm tek vetvetja. Gruaja e tij është e zemëruar me të: ndoshta sapo ka zbuluar se kishte një të dashur, apo kush e di çfarë tjetër ngatërronte. Çdokush nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të mendonte: “E njoh këtë tipin”. Për filmin, i cili shtrihet në harkun kohor të një darke familjare, dy vëllezërit dhe bashkëshortet e tyre, për të diskutuar mbi një krim të ndodhur nga fëmijët respektivë, ku nuk mund të rrëfehet më shumë, të paktën për të mos shkatërruar mekanizmin që luhet, në lidhje me shumëllojshmërinë e pikëpamjeve dhe një zbulim gradual të fakteve.
Nuk është hera e parë që takoj Richard Gere, dhe ai e kujton këtë. Të them të drejtën, do të priresha të mos e besoja kur më tregonte se e konsideronte këtë gjë për mirë, një lloj mirësjelljeje. Po të mos ishte vërtetë hera e parë, dhe takimet e mëparshme, më ka mbetur në kujtesë një person me ndjeshmëri të pazakontë dhe një kureshtje të fortë me bashkëbiseduesit. Në një nga intervistat e mëparshme, më thotë se ishte rritur në një familje me ndjenjë të fortë solidariteti.
“Prindërit e mi frekuentonin kishën protestante metodiste. Në atë komunitet, dhembshuria dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët ishin diçka e dukshme. Kemi jetuar në një fshat të vogël ku të gjithë i njihnin të gjithë dhe babai im ishte siguruesi. Nëse ndodhte ndonjë aksident me makinë, një zjarr, apo çdolloj problemi shëndetësor, thërrisnin atë. Shpirti i grupit ishte: “Le të gjejmë një mënyrë për t’i rregulluar gjërat”. Vëllai im, motrat e mia dhe unë jemi rritur me këtë model. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë kam ndjesinë se familja jonë është unike”.

Në ç’kuptim?
– Vazhdoj të dëgjoj ato histori të tmerrshme të vëllezërve dhe motrave që nuk flasin prej vitesh. Ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar, dëgjohemi shpesh dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Jam me fat që mund të mbështetem tek ata.

– Si është të rritesh në një familje të madhe?
– Në shtëpi kishte pak të ardhura dhe nëna ime kujdesej për gjithçka: përgatiste për të ngrënë, pastronte, na shoqëronte në shkollë. Ndërsa babai im punonte gjithë ditën. Është e lehtë në grup “të humbasësh”: qëndroja gjithmonë për llogari timen, në dhomën time, duke i rënë ndonjë vegle, duke menduar.

– Imagjinoj që biri juaj, Homer është rritur në një ambient krejtësisht ndryshe.
– Absolutisht. Jam bërë baba në moshën 50-vjeçare me Carey Lowell, me të cilën zyrtarisht u ndava tetorin 2016. Kisha marrë shumë leksione mbi jetën para se të lindte ai.

– Është më mirë të kesh fëmijë në moshë të madhe?
– Çfarë mund t’ju them? Për mua ndodhi kështu. Kur erdhi, kisha kohën për të sistemuar disa gjëra, kështu që munda t’i përkushtohem më mirë atij. Dhe vendosa që nuk do të pranoja më të punoja larg. Të gjithë filmat që kam bërë në pesë vitet e fundit, janë xhiruar në Nju Jork ose Filadelfia. Me përjashtim të “Rikthim në Hotelin Marigold”, ku xhiruam në Rajasthan. Dhe i zgjodha kështu për të mos qëndruar më shumë se dy javë larg shtëpisë.

– Nuk duhet të jetë e lehtë, konsideruar me punën e viteve të mëparshme?
– Po, është. Mjaft të thuash: më pëlqen skenari, por, nëse më dëshironi, filmin duhet ta bëni këtu. Dhe nëse më thonë se në këtë mënyrë rriten shpenzimet, u përgjigjem: në rregull, ulni shpenzimet e mia. E thjeshtë. (Buzëqesh)
Mes filmave të fundit, ke pohuar se ndiheni krenar, mbi të gjitha për të “Të padukshmit”, ku interpretonit një të pastrehë. M’u deshën dymbëdhjetë vjet për të bërë bashkë projektin. Duke rimenduar “Amerikani zhigolo”, duket sikur ka kaluar një shekull. Në fund, nuk ka ndonjë ndryshim. Në njëfarë mënyre, unë bëj të njëjtin film prej kohësh: të gjithë të përqendruar te personazhet dhe pa buxhete të mëdha. Industria e kinemasë ka ndryshuar rrënjësisht.

– A ju kanë ofruar ndonjëherë ndonjë film nga Marvel, ato me super heronj?
– Po. Kam refuzuar sepse nuk më pëlqente skenari. Por nuk kam asgjë me këtë natyrë filmash, nëse do të gjeja një personazh apo një histori që do të më bindte, do ta bëja. Nuk ka asgjë të keqe të shkosh e të shohësh një film vetëm për t’u argëtuar. E bëj edhe unë nëse ndihem i lodhur, nëse kam nevojë të shkëputem në Çikago, ku argëtimi është i pastër. Aty shkoj i kënaqur.

– Kur ka qenë hera e fundit që ju ka ndodhur të rishihni një film të vjetër?
– Në përgjithësi nuk më pëlqen të shoh. Por “Pretty Woman” vazhdon të transmetohet në televizor dhe është një nga ato filma që, nëse je duke bërë ndërrim kanalesh nuk arrin t’i rezistosh: duhet të ndalesh për të paktën disa minuta. Ka diçka me të vërtetë magjike. Nuk besoj ta kem parë prej njëzet vjetësh, por kujtoj shumë mirë që bashkë me Julia Roberts, përgjatë setit jemi argëtuar shumë dhe mbetëm me të vërtetë miq.

– Shfaqja e parë e “The Dinner”, çfarë efekti la pas?
– Gjëja që më goditi më shumë ishte qetësia në sallë. Sikur publiku të kishte ndjesinë që të luftosh me duar ndoshta është një reagim shumë banal. Dukej qartë që njerëzit ishin duke menduar. Dhe të mendosh që objektivi i vërtetë që deshëm, u arrit.

– Ju pëlqeu të interpretoni një politikan?
– Mund të shtirem si një politikan në kinema dhe të jem aktivist politik në jetë. Gëzohem për këto dy gjëra, në një mënyrë të ndryshme, natyrisht. Kam dy agjenda: një që lidhet me angazhimet në Tibet, një për ato që kanë të bëjnë me kinemanë. Por nuk i jetoj si dy aspekte të veçanta, sepse ato të dyja janë pjesë e jetës sime. Të bësh aktorin është një akt politik. Është si të zgjohesh në mëngjes: nënkupton të vihesh në marrëdhënie me botën dhe me të tjerët”.

– Nëse do të gjendeshit në kushtet e të marrit vendime, kush do të ishte akti i parë publik?
– Çfarëdolloj gjëje të thosha, jam i sigurt që do të pendohesha shumë shpejt. Por mund të konfirmoj që kur ishte president Obama, ishim në rrugë të mbarë, atë të përfshirjes, e cila fillon me ndërgjegjësimin se, jemi të gjithë bashkë në të njëjtin planet…

– Ke menduar të japësh për politikën?
Jo!

– Do të ndryshonit ndonjëherë ide?
Jo. Preferoj lirinë e të folurit, ajo më intereson.

– Zakonisht pyesin gratë, por unë do t’jua bëj juve këtë pyetje: si i kaloni vitet?
– Nuk shqetësohem për asgjë nga plakja. Babai im mbushi 94 vjeç muaj më parë dhe është akoma i freskët. Nëna ime vdiq korrikun e 2016 në moshën 91-vjeçare, dhe bashkë me të kemi folur për gjithçka sjell fundi. Ajo që është e rëndësishme, është mendja!

– Pyetja e fundit, ngacmuar nga filmi: ju deri ku do të shkonit për të mbrojtur djalin tuaj, familjen e tij?
– Jam gjendur në të shkuarën në situata të vështira dhe kam thënë se do të bëja gjithçka për të dashurit e mi.

– Çdo gjë?
Përveç lëndimit të të tjerëve.

– Dhe nëse nuk ka ndonjë mënyrë tjetër?
Ka gjithmonë një mënyrë tjetër.

– Po ju them që përgjigja juaj nuk është 100% e sinqertë. Vetëm ju e dini.
– I mbështes një dorë mbi kurriz, diçka midis një keqardhjeje dhe ledhatimi, me shprehinë e ndjesisë midis të qenit baba dhe një argëtues. Si të them: “Eja pra, bëj mirë”./(fjala.al)

(Intervista është realizuar kohë më parë)


Lexo edhe:

RICHARD GERE: ASNJË NGA NE NUK DO TË DALË I GJALLË NGA KJO JETË…

ObserverKult