Kjo letër dëshmon vetminë e madhe që ndjej…

Letra e dashurisë që Henri VIII ia shkroi Ana Bolenës.

E shtrenjta ime! Kjo letër vjen për të dëshmuar vetminë e madhe që ndjej këtu që nga largimi juaj, sepse ju siguroj, dita më duket më e gjatë se një muaj.

Mendoj se e gjithë kjo është pasojë e mirësisë suaj dhe zjarrit të dashurisë sime, sepse, përndryshe, nuk do ta kisha menduar se do të ligështohesha kaq shpejt.

Por tani që po vij tek ti mendoj se gjysma e dhembjes më është larguar.

Dëshiroj (sidomos kur vjen mbrëmja) të jem në krahët e së dashurës sime, fytyrën e bukur të së cilës shpresoj ta puth shpejt. Shkruar me dorën e atij që ishte dhe do të jetë juaji!

H.R

—————————————-

LEXO EDHE:

LETËR DASHURIE: SHPRESOJ TA KUPTOSH SI NDIHEM NË TË VËRTETË

“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht, EB, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë dhe sesi ke fituar një vlerë më shumë mirësie të veçantë e të rrezikshme”.

Richard Burton i shkruante kështu Elizabeth Taylor, duke i treguar se sa i paduruar ishte malli për të.

Ndër historitë e dashurisë së aktores së njohur amerikane Elizabeth Taylor, ajo me aktorin Richard Burton është ndoshta më romantikja.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Kleopatra” në vitin 1963, ku Richard Burton interpretoi rolin e Mark Antony.

Rolet që kishin në këtë film, do të ndikonin në krijimin e një raporti tjetër mes Elizabeth Taylor dhe Richardit. Shumë shpejt ata do ta gjenin veten të përfshirë nga pasioni për njëri-tjetrin. Në atë kohë Elizabeth Taylor ishte e martuar me Eddie Fisher. Në takimin e parë ai do ti thoshte se: ”A ju ka thënë dikush që jeni shumë e bukur!”.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU